Kalaja e tre feve, bashkëjetesa fetare në Elbasan

2 Janar 2017, 14:53Sociale TEMA

Kalaja 2000 vjeçare e Elbasanit është një nga shembujt më origjinalë dhe më konkretë të bashkëjetesës fetare në vendin tonë. Brenda një hapësire shumë të vogël në këtë kala gjenden të ndërtuar një xhami, një kishë ortodokse dhe një katolike.

Sipas historianëve, kalaja e Elbasanit është shembull i gjallë jo vetëm i tolerancës, por edhe i bashkëjetesës dhe bashkëveprimit.

“Po të futesh rrugëve të kalasë shikon komsh9injtë njëri me tjetrin, nuk kanë dallim, mund të jenë muslimanë, sunitë, bektashinj, të krishterë ortodoksë, ka dhe pak familje dhe katolike. Kisha qëndron përbri xhamisë. Ashtu si për gjithë Shqipërinë dhe në Elbasan nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe minikonflikt me baza fetare. Elbasani është nga qytetet e Shqipërisë, që ka më së shumti martesa mes feve të ndryshme”, thotë per TCH historiani Roland Gjini.

Profesor Gjini përmend ngjarjet e mëdha historike, ku myslimanë e të krishterë, banorë të Kalasë së Elbasanit kanë vepruar të bashkuar për të ardhmen e vendit.

“Nuk ka eveniment historik, të paktën nga Rilindja e këtej pa u realizuar një bashkëpunim i ngushtë mes elementëve patriotikë të feve të ndryshme. Kryengritjet që u bënë, ku u përfshin dhe qytetarët e Elbasanit, ku anëtarët e çetave qenë të integruar, muslimanë dhe kristianë, siç qe lëvizja të tilla që kishin sensin dhe patriotik dhe politik për kishë unite. Marrim aktin e pavarësisë. Nga 35 firmëtarë 25 janë muslimanë dhe 10 kristianë”, thotë Gjini më tej.

Edhe pse institucionet fetare brenda kalasë janë thuajse ngjitur, asnjëherë në këtë vend nuk janë vërejtur konflikte të karakterit fetar, përkundrazi, kjo ka ndikuar që festat fetare të festohen së bashku, pavarësisht besimit.

7 komente në “Kalaja e tre feve, bashkëjetesa fetare në Elbasan”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    vazhdon hipokrisia e ”tolerances” mes kristianeve paqsore dhe suniteve gjaxore…………!!!!!!

  2. nord.al says:

    e tri feve , o gazetare injorante qe nuk dini as gjuhen shqipe.

  3. Adam says:

    Kjo kala tregon se si kane fryre ererat e pseudofetarve ne Balkan ku mbas religjonit fetare fshihej dominimi diktatorjal racist .kjo as ka pas te bej me religjonin e as ka te bej dhe tani . Mosbesimin ne Zot mos e perktheni ne arrtje paqesore por ne çthurje shoqerore me nje te ardheme te frikshme

    1. Kshu eshte kjo pune ose shikoj Xhamit e Kishat si dicka kulturore qe te öasuron pasuron ne jeten tende ose do te besosh ne dogmat e jevgjiteve te Lindjes se Mesme qe e shikojn Fen si mjet sundimi dhe pasojat dihen Luftra Prapaskena Injorance qe vazhdon edhe sot e kesaj dite qofshin keta Mysliman Katolik apo Ortodokse nuk behet perjashtim te gjithe kane vrare e masakruan ne emer te Fese perkatese.CMENDURI

  4. Emigranti says:

    Bashkjetesa ndermjet feve te ndryshme ka tradita te hershme ne Elbasan, pasi populli e kish kuptuar me kohe qe turqit donin ti paraqitnin muslimanet shqiptare si turq, ashtu si greket quanin orthodokset.
    Nje shembull bashkejetese ne kohen e viteve te para te pavaresise eshte kur serbet filluan masakrat mbi popullsine shqiptare te zonave te Kosoves e Dibres te cilet u ndoqen dhe masakruan nga barbaret serbe qe e ndaluan vrapin e tyre ne hyrje te Elbasanit ( tek rrapi I Vojvodes sic u quajt me vone ) nga Aqif Pasha I shoqeruar nga prifti I Kalase banda Aferdita dhe qytetare te shumte.
    Ne kete kohe shume familje te te perndjekurve ishin strehuar ne Kala.
    Nje shembull tjeter pikant eshte ne kohen e Zogut kur vajza e priftit ( Kica ) martohet me djalin e hoxhes.
    Kjo bashkejetese ne Elbasan ndodhi edhe pse nderhyrjet e shoviniste greke, serbe apo bullgare ishin me me pak influente aty.

  5. latif says:

    Qe the ti qe sthe gja hic o Prof. Landi

  6. Arianit Ballisti, nipi says:

    KËNAQËSI, Elbasani ynë!
    Paci mbarësi, elbasanas.
    Të fala at MARKU!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje