FOTOT e të dyshuarit të masakrës së Stambollit, gruaja: Erdhëm këtu për punë...

3 Janar 2017, 12:53Bota TEMA
FOTOT e të dyshuarit të masakrës së Stambollit, gruaja:

Policia turke ka lëshuar foto të personit që dyshohet si autori i masakrës së Stambollit.

Ai quhet Iakhe Mashrapov dhe është 28 vjeç.

Teksa policia kërkon ende të dyshuarin, gruaja e tij ka folur lidhur me ardhjen e tyre në Turqi.

“Nuk e dija se ai mund të bënte diçka të tillë dhe nuk e dija se simpatizonte ISIS. Ne erdhëm nga Kirgizstani në 20 nëntor. Erdhëm për të kërkuar punë dhe për të jetuar. Morëm një shtëpi me qira ku paguajmë 300 euro në muaj. Por kur pashë fotot e burrit tim në media u befasova”, thotë gruaja e tij.

Autori i dyshuar i masakrës ka edhe dy fëmijë.

Ai i mori jetën 39 personave në një klub nate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje