Assange rrëfehet për televizionin amerikan: E-mailet nuk m’i dhanë rusët

4 Janar 2017, 09:43Bota TEMA

Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Julian Assange, në një intervistë për rrjetin amerikan Fox News, ka përsëritur se ai nuk i ka marrë mijëra emaila të Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara nga burimet ruse.

Gjatë intervistës në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku strehohet prej qershorit të vitit 2012, ai nuk ka zbuluar se kush e furnizoi WikiLeaksin me dokumentet e vjedhura të hakerëve nga Komiteti Kombëtar Demokratik dhe nga John Podesta, shef i fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton, raporton REL.

“Burim nuk është qeveria e Rusisë”, tha Assange, i cili ka shtuar se “nuk janë as palët shtetërore”.

I pyetur se a mendon se rrjedhja e emailave të zotit Podesta dhe të Komitetit Kombëtar Demokratik, ka ndikuar në fitoren e republikanit, Donald Trump, Assange tha:

“ Kush e di, është e pamundur të thuhet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje