Turqia me raketa e avionë ushtarakë kundër IS-it

4 Janar 2017, 09:16Bota TEMA

Pas sulmit në një klub nate “Reina” në Stamboll, Turqia ka filluar të bombardojë objektiva të të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Sirinë veriore.

Me raketa, tanke dhe avionë luftarakë ajo ka vënë në shënjestër më shumë se 150 objektiva, njofton agjencia e lajmeve, Anadolu.

Në këto aksione janë vare 18 terroristë dhe janë plagosur 37 të tjerë.

Ndërkohë lidhur me sulmin në Stamboll janë arrestuar në aeroportin e Stambollit dy të huaj, policia nuk e ka bërë të ditur nacionalitetin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje