Historia tragjike e adoleshentes që vdiq në masakrën e Stambollit

3 Janar 2017, 16:30Bota TEMA

Leanne Nasser, vetem 18 vjecare, ishte ne mesin e viktimave qe u vrane nga nje terrorist ne nje klub nate ne Stamboll mbremjen e vitit te ri. Mediat turke kane publikuar nje detaj trondites per te, duke zbuluar se e reja kishte shkuar per disa dite pushime për të festuar natën e Vitit të Ri në Stamboll. Por para se te ndermerrte kete hap, ajo kishte debatuar me babane e saj.

Sikur e parandiente, i ati e kishte kundershtuar te bijen te largohej ditet e fundit te vitit. Tre miqtë e saj do të shkonin ne Turqi dhe ajo për më tepër nuk ishte larguar kurrë nga Izraeli. I ati i saj ishte i shqetësuar sepse Stambolli nuk ishte një vend i sigurt dhe i tha së bijës se duhet të qëndronte në shtëpi.

Këmbëngulëse, 18-vjeçarja iu drejtua tezes, e cila ndërhyri dhe i siguroi vajzës lejen për udhëtimin e saj të parë jashtë vendit. Por askush nuk mund ta dinte se Leanne nuk do të kthehej më nga udhëtimi drejt Stambollit.

Pasi u shpërnda lajmi se 18-vjeçarja nuk gjendej, i ati i saj u nis menjëherë drejt Turqisë ku iu kërkua të identifikonte disa sende personale dhe në atë moment, nuk kishte më dyshime se Leanne kishte humbur jetën në sulm.

“Nuk ia fal dot vetes!”, shprehet tezja e saj, e pikëlluar për humbjen e mbesës. Trupi i 18-vjeçares pritet të sillet në Izrael gjatë së martës, në udhëtimin e saj të fundit drejt shtëpisë.

3 komente në “Historia tragjike e adoleshentes që vdiq në masakrën e Stambollit”

  1. Kritiku says:

    Ore gazetar “dru-me-pre”, kur ke zbritur nga shpella dhe u bere gazetar? Ti nuk e ke idene e gjerave qe shkruan. E ke idene, ti analfabet funksional, se çfare kuptimi ka fjala “adoleshent” dhe per cilen moshe kjo percaktohet? Nje person qe ka mbushur moshen 18-vjeç nuk eshte me adoleshent, or tunxh!
    Redaktoni shkrimin, sepse ka shume gabime ne formulimin e fjalive!
    Na mbyten analfabetet funskionale!

    1. Shqiptar says:

      O kritik gazetari ka te drejte por gjuha qe perdor nuk te ben ye zgjuar.Adoleshent ne shqip dmth teenager ne anglisht pra cdo numer qe mbaron me teen qe nga 13(therteen) deri me 19(nineteen) pra ajo ne moshe ishte adoleshente.

  2. Frikacaku anonim says:

    Po ty mor bir curve kush te ka autorizuar te besh korrektorin anonim dhe ti versulesh autoreve te shkrimeve apo perfiton nga qe je anonim. Vec mba mend do te zbuloj me metodat e mia dhe do te provoj sa burre trim je… Legen i bthqirur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje