Dëbora nis në veri, ja akset ku duhet të bëni kujdes

4 Janar 2017, 09:11Sociale TEMA

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në veri të vendit në orët e mbrëmjes të së martës.

Reshje me intensitet të lartë u regjistruan në Kukës, ku si pasojë e dëborës në Rrugën e Kombit pranë tunelit të Thirrës janë rrezikuar automjetet .

Bashkia e Kukësit ka mbledhur shtabin e emergjencave dhe ka marrë masat për mirëmbajtjen e rrugëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll. Bashkia e Kukësit u ka bërë apel operatorëve të kontraktuar për rritjen e nivelit të gatishmërisë për ndërhyrje me mjete e makineri në të gjitha akset rrugore.

Gjithashtu reshje dëbore janë regjistruar edhe në Pukë.

Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve në disa rrugë, në veri dhe verilindje të vendit. Emergjencat Civile njoftojnë se shkak i reshjeve te dëborës në Qarkun Kukes dhe Shkodër, që nisen mbremjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes se ndjeshme te temperaturave, çka ka sjelle edhe ngrica ne rruge, drejtuesit e mjeteve udhezohen te përdorin zinxhirët ne keto akse rrugore:

Fushe Arrez – Iballe

Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak

Qafe Mali – Fierze.

Bajram Curri – Valbone

Kukes – Qafe Shllak

Tunel i Kalimashit – Morine.

Aktualisht jane veshtiresisht te kalueshme keto segmente rrugore nga debora dhe po punohet per hapjen e tyre:

Qafe Mali – Dardhe, në zonen e Pukës

Qafe Thore – Theth, në zonën e Malesise se Madhe

Tamare – Vermosh

Bushtrice, Kukës – Kala e Dodes, Diber.

Trashesia e dëbores ne to shkon nga 20 cm deri në 50 cm.

Prezence dëbore ka edhe në ‘Rrugën e Kombit’ ku punojnë borepastrueset.

Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse ne terren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje