Zgjatet me tre muaj gjendja e jashtëzakonshme në Turqi

4 Janar 2017, 10:20Bota TEMA

Parlamenti turk miratoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend me tre muaj të tjerë. Vendimin e bëri të ditur dhe zëvendëskryeministri Numan Kurtulmush, pas një mbledhjeje të kabinetit qeveritar.

Me miratimin e parlamentit, u tha Kurtulmush gazetarëve, gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet me 90 ditë nga 19 janari.

“Spastrimi i shtetit nga elementët e FETÖ-s nuk ka përfunduar ende. Ne kemi nevojë për zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të spastrimit të FETÖ-s dhe të të gjitha grupeve terroriste në shtet,” ishte shpjegimi i funksionarit të lartë turk.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme vjen në një moment kritik për Turqinë, ndërsa ajo po përballet me akte terroriste të njëpasnjëshme.

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos fillimisht pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik të vitit të shkuar, për t’u zgjatur fillimisht në mesin e tetorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje