Dosje të Sigurimit të dëmtuara e manipuluara, ekspertë gjermanë në Tiranë për verifikime dhe rikuperime. Panik tek ish-sigurimsat

5 Janar 2017, 09:12Politika TEMA

Hapja e Dosjeve të Sigurimit rikthen ethet dhe tensionin në radhët e politikës shqiptare. Autoriteti për Informim ka nisur punën për grumbullimin e dosjeve dhe rezulton se shumë prej dokumenteve janë zhdukur, dëmtuar dhe manipuluar.

Anëtarët e Autoritetit prej disa ditësh kanë zhvilluar trajnime në Gjermani dhe Berlini shumë shpejt do dërgojë në Tiranë ekspertë, të cilët do verifikojnë se cilat dosje janë manipuluar, cilat janë dëmtuar apo zhdukur. Anëtari i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve, Simon Miraka, ka konfirmuar se anëtarët e Autoritetit kanë zhvilluar disa trajnime në Gjermani, vend i cili ka një eksperiencë të mirë në këtë drejtim. Palës shqiptare i është premtuar ndihmesë në çdo aspekt.

Ndihmesa do të jepet si në deshifrimin e dosjeve të dëmtuara gjatë kohës, ashtu edhe në evidentimin e atyre dosjeve të cilat janë manipuluar gjatë kësaj kohe, shkruan SOT. Pikërisht ky fakt ka alarmuar politikën shqiptare, pasi mendohet se një pjesë e mirë e dosjeve të manipuluara janë pikërisht të politikanëve që aktualisht bëjnë pjesë në skenën politike aktive shqiptare dhe që kanë pasur pozita udhëheqëse edhe gjatë periudhës së komunizmit. Teksa në një pjesë të Dosjeve të ish-Sigurimit është ndërhyrë duke i zhdukur ato ose në rastin më të mirë duke ndryshuar përmbajtjen e tyre. Pikërisht, kjo kategori e fundit është ajo pjesë tek e cila pritet që të asistojnë ekspertët gjermanë. Ndihma e këtyre të fundit ka qenë e madhe në vazhdimësi për këtë proces, të cilin e kanë mbështetur si me burime njerëzore ashtu edhe me mjete financiare.

Ndërkohë, Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka qenë aktiv kohët e fundit dhe në ditët në vijim pritet që të nisë puna për depozitimin e dosjeve në ambientet ku do të bëhet edhe hapja e tyre. Pas marrjes së godinës, e cila ndodhet tek Shkolla e Bashkuar në kryeqytet, ditët në vijim do të nisë menjëherë puna. Fillimisht do të bëhet transportimi i dosjeve që ndodhen tek Ministria e Brendshme. Gjithçka do të bëhet në kushte mjaft të larta sigurie, teksa në çdo dërgesë do të jetë prezent njëri nga pesë anëtarët e Autoritetit. Hapja e tyre nuk do të fillojë pa u bërë më parë grumbullimi i të gjitha dosjeve.

Dihet tashmë që një pjesë e tyre ndodhen tek Shërbimi Informativ Shtetëror, një pjesë tek Arkivi i Shtetit dhe pjesa tjetër tek Ministria e Mbrojtjes. Ndërkohë, kontingjenti më i madh normalisht ndodhet në Ministrinë e Brendshme, nga ku do të nisë grumbullimi. Pasi të jetë bërë grumbullimi i të gjitha këtyre dosjeve në vendin e caktuar, vetëm atëherë pritet që Autoriteti, sipas një kalendari të caktuar dhe në transparencë të plotë për publikun, të fillojë procesin e hapjes së Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit, proces i cili në fakt duhej të kishte ndodhur menjëherë pas rënies së sistemit komunist, pra rreth 25 vite më parë.

Vlen për t’u përmendur fakti që zgjedhja e pesë anëtarëve të Autoritetit që do të merret me hapjen e dosjeve nuk u bë me konsensus nga Parlamenti, pasi opozita bojkotoi procesin me argumentin se ajo nuk kishte përfaqësuesin e saj në këtë Autoritet i cili do të drejtohet nga Gentjana Sula.

7 komente në “Dosje të Sigurimit të dëmtuara e manipuluara, ekspertë gjermanë në Tiranë për verifikime dhe rikuperime. Panik tek ish-sigurimsat”

  1. "horri i bulevardit" says:

    sALEH kARAXHII, eshte munduar t shkateroje dosjen e vet, por a nuk mjafton deshmia e Hysen Shoshorit, ku ai e thote me emer e mbiemer qe saleh karaxhic berish ishte deshmitari qe kerkoi ne gjyq qe i pandehuri te varej ne litar?.

  2. albanistan hey hey hey says:

    si PS SI pd si LSI JANE TE INTERESUAR QYSH MOTI QE TE HAPEN DOSJET CUDI ATO I PENGOJNE TE HAPEN SI pd si PS si LSI

  3. alphade says:

    Saliu i Vicidolit e ka zhdukur me kohe dosjen e tij
    me pseudonimin ” penicilina” !

  4. Lugati says:

    kush e ka nxkerre ket lajm tu pa ondrra me sy hap..berisha ka dosjen e vet edi osht nipi spiro kolekes..dosja shkrimtareve temdhenj agolli kadare..dosja gramoz rucit servet pllumbit namik dokles kac islamit ore kto jane90 perqindme dosje sepse jane femija o nipi dikujt qe kane qene dora zbatuse e gogolit enver hoxha…sa te jete kjo klase politike gjalle ta harroni se hapen dosjet….e mos harroni se dosjet mund ti kene sherbimet greko serbe se ato shqiptaret i kan zhduk ne 97…o zgjphuni o popull se po tallin buthen perdite e me shume edhe mero ka dosjen e vet

  5. Operativi says:

    Or Te komentatori ” LUGAT” ,vertet LUGAT je o SALI, Nuk kishte NEVOJE Te benêt SPIUNIN Edi Rama,sepse e Kush Te biografine Te shkelqyer … Ti ishte ne NEVOJE o Sali dhe ke KARTELE me numéro si SPIUN i SIGURIMIT,( dis-je ke edhe nga sherbim et e huajà Ti o HAFIJE E ZEZE , o KERME e ZHELE,qe QELBE VENDIN…Normalisht Nuk Te ben pershtypjen se je verteta i tille dhe ORIGJINA JOTE ESHTE KAUKAZE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje