Greqi, arrestohet terroristja e super kërkuar: Drejtonte organizatën famëkeqe terroriste “Lufta Revolucionare”

5 Janar 2017, 10:14Rajoni TEMA

Një ndër terroristet më të kërkuara është ndaluar prej policisë greke në Athinë.

Sipas burimeve policore, e shumëkërkuara Pola Rupa, një ndër krerët e organizatës terroriste “Lufta Revolucionare”, është ndaluar në lagjien “Ajos Dhimitrios”, në Athinë.

Policia thotë se së bashku me të, në banesë ndodhej edhe fëmija i saj dhe një femër tjetër, 25 vjeç, e cila e strehonte gjatë arratisë së saj më shumë se 2-vjeçare.

Mësohet se Rupa nuk ka kryer rezistencë gjatë arrestimit të saj.

Ajo u ka kërkuar autoriteteve të mos prekin fëmijën dhe është dorëzuar.

Pola Rupa dhe mikja e saj u dërguan në Drejtorinë e Anti-terrorit në Athinë, ku dhe do të merren në pyetje.

Vogëlushi ka qenë pranë nënës së tij gjatë gjithë viteve që ajo ka qenë në arrati, raporton TCH.

Mësohet se fëmija do të dërgohet në një qendër të posaçme mbrojtjeje për fëmijët e mitur.

Pola Rupa, së bashku me bashkëshortin e saj Nikos Maziotis, një anarkist-marksist, përbëjnë dyshen kryesuese të organizatës famëkeqe terroriste “Lufta Revolucionare”, që pasoi organizatën e “17 nëntorit” pas arrestimit të anëtarëve të saj në vitin 2003.

“Lufta  Revolucionare” akuzohet se ka kryer disa akte terroriste gjatë 15 viteve të fundit, midis tyre edhe kundër Amabasadës amerikane në Athinë.

Disa anëtarë të kësaj organizate u arrestuan në vitin 2012 dhe u dërguan për gjykim, por vonesa në gjykim dhe tejkalimi i afateve të paraburgimit u mundësoi lirinë çiftit Maziotis-Rupa, të cilët u zhdukën në mënyrë misterioze në vitin 2014.

Gjatë kësaj kohe, dy terroristët kryen disa akte terrori dhe grabitje të armatosura.

Nikos Maziotos ra në duart e policisë në verën e vitit 2015, pas përballjes me policinë gjatë një grabitjeje në një bankë, ndërsa Rupa vazhdoi aktivitetin e saj, ku sipas policisë vendase, është e dyshuara kryesore në disa grabitje të armatosura.

Ajo akuzohet se ka patur rol protagonist në tentativën për arratisje të Maziotit dhe bashkëpunëtorëve të tij me helikopter nga burgu i Koridhalos.

Aktiviteti i Rupës vazhdoi deri mëngjesin e së enjtes, kur edhe u ndalua nga antiterrori grek.

5 komente në “Greqi, arrestohet terroristja e super kërkuar: Drejtonte organizatën famëkeqe terroriste “Lufta Revolucionare””

  1. shkodrani i vjeter says:

    bobo cfare fytyre terroriste.Ky ashte terrorizmi otrodoks njisoj per nga barbaria me at muzluman

    1. perivolo says:

      Shkodran meso me mire historine dhe pastaj meru me leximin e fytyrave.
      Kur ta besh kete do ta kuptosh qe terrorizmi ortodoks para atij katolik eshte si miu ne krahasim me elefantin.
      Qe te te ndihmoj pak perqendrohu te historia e shekullit VIII,IX,X,XI,XII,XV,XVI,XVII dhe XX.
      Mos kujto se vjetersia ne Shkoder(ose dhe ne Tirane per disa te tjere) te jep ndonje vlere te vecante,vleren ta jep personaliteti dhe sjellja jote dhe po te bazohemi te komenti i mesiperm le shume per te deshiruar!

      1. i revoltuari says:

        Mor ti PISOGLENDi,mor race e ndyre qe shet pordhe qe nuk i ke ! Terrorizmi eshte i njejte ne cdo ane dhe ti ne cdo kuptim je nje MASKARA, qe na ben te mencurin,mor pis me komplekse inferioriteti! U be bytha jote te flase per “personalitet”. Pthuuuu funderrine ?

      2. me thene te drejten says:

        Vlera jote mor Perivolo eshte zero! Jo per shkak te sjelljes tende por per shak te ideve te ndyra qe shpreh! Ti mund te sillesh apo flasesh mire,por je nje neperke helmuese me shpirt te zi. Nese ti ke “personalitet”, atehere gomari eshte filozof !

  2. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Gerrqia eshte e mbushur me lloj lloj organizatash terroriste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje