Sulmuesi, Sebino Plaku, është rikthyer tek skuadra e Skëndërbeut për tu aktivizuar për pjesën e mbetur të sezonit, pasi në dy fazat e para ishte aktivizuar me ekipin e Korabit.
Lajmi i afrimit të Plakut është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të Korçarëve.
Por, në lidhje me këtë largim ka reaguar dhe klubi i Korabit që theksojnë se lojtari ka një kontratë deri në fund të sezonit me këtë skuadër.
Klubi veriore deklaron se e ka ankimuar në FSHF këtë problem.
Njoftimi i plotë i Korabit.
KF Korabi kerkon te sqaroje opinion sportiv dhe tifozerine Dibrane sa i perket ceshtjes se fundit rreth Sabino Plakut. Lojtari ne fjale ne fillim te sezonit ka firmosur nje kontrate me Klubin e Futbollit Korabi e cila perfundon ne fund te sezonit. KF Korabi ka te drejten sportive te lojtarit deri ne perfundim te sezonit. Ky reagim vjen pasi lojtari ne fjale sot eshte paraqitur ne stervitje me ish ekipin e tij Skenderbeun. Drejtori Sportiv i KF Korabit eshte paraqitur sot ne federaten Shqipetare te Futbollit ku ka ankimuar kete problem, gjithashtu KF Korabi ka vene ne dijeni edhe drejtuesit me te larte te KF Skenderbeut qe lojtari eshte nen kontrate me Korabin dhe pa marre lejen dhe miratimin nga klubi ai nuk ka te drejte te luaje ne asnje ekip tjeter.