Partizani mbyll përgatitjet, Boniface, Sukaj dhe Ekuban bashkohen me grupin

5 Janar 2017, 15:46Sport TEMA

Partizani ka mbyllur përgatitjet dy ditore në kryqyetet.

Seanca e fundit stërvitore e 15-herë kampionëve të vendit u zhvillua në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë, ku nën drejtimin e trajnerit, Sulejman Starova, grupi ka qenë i plotë.

Bashkë me pjesën tjetër të skuadres janë bashkuar dhe blerja e re Boniface, Ekuban dhe bomberi shkodran Xhevahir Sukaj i cili u stërvit i diferencuar.

Tashmë të kuqtë do të udhëtojnë drejt Turqisë në qytetin e Antalyas, ku do të bëjnë minifazën përgatitore dhe do të përgatiten deri në datën 17-janar.

Në këtë vend Partizani do të zhvillojë dhe dy teste miqësore me skuadrën e Fenerbahce dhe Qabala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje