Premier League/ Tottehami fiton derbin përballë Chelsea

4 Janar 2017, 22:58Sport TEMA

Tottenhami është fituesi i supersfidës së javës së 20- të “Premier Leagues” duke mundur kryesuesit e kampionatit Chelsea.

Një triumf mjaft i rëndësishëm për vendasit në derbi përballë ‘Bluve të Londrës’, të cilët me marrjen e këtyre tre pikëve e shohin veten në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

Heroi i fitores për vendasit ishte mesfushori, Dele Alli, që shënoi dy gola një në pjesën e parë në minutën e 45-të, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 54-të.

Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga tekniku italian, Antonio Conte, nuk ishte në ditën e saj më të mirë në mbrëmjen e sotme duke u thyer pas një serie të gjatë të rezultateve pozitive.

Por, pavarsisht kësaj disfate Chelsea vijon të kryesojë kampionatin anglez. /TemA/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje