FOTOT/ Bernard Berisha firmos zyrtarisht me Terek Grozny

4 Janar 2017, 19:50Sport TEMA
FOTOT/ Bernard Berisha firmos zyrtarisht me Terek Grozny

Bernard Berisha ka firmosur zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën Terek Grozny.

Mesfushori Kosovar që ishte pjesë e skuadrës së Anzhit ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur për tre vite me skuadrën e Terek Grozny.

Berisha është lojtari i tretë me orgjinë shqiptare që luan në këtë skuadër pas sulmuesit Bekim Balaj dhe mesfushorit Odise Roshi.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, shtatëshkurtëri shpreht mjaft i lumtur për këtë kontratë të re, duke falenderuar gjithashtu dhe skuadrën e Anzhit dhe tifozat e saj.

“Nga sezoni i ardhshëm do të luaj për ekipin e Terek Grozny …
Unë do të doja të falënderoja të gjithë ekipin, fansat e mi dhe mbështetësit për sa kohë isha në Anzhi. Faliminderoj per mikpritjen që më është bërë në Dagestan” shkruan Bernard Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje