Elis Bakaj merr ofertë edhe nga Skënderbeu

4 Janar 2017, 19:26Sport TEMA

“Nëse luaj përsëri në Shqipëri, do ta bëj vetëm me fanellën e Tiranës”. Këto janë fjalët e fantazistit Elis Bakaj, i cili në javët e fundit është stërvitur me bardheblutë që nga momenti kur u shkëput nga HNK Split.

Por tashmë fantazisti tundohet nga një ofertë tjetër që i ka ardhur nga Kategoria Superiore. Bëhet fjalë për Skënderbeun, i cili e ka kontaktuar futbollistin duke i dhënë mundësinë që të veshë fanellën e skuadrës korçare në vijim të sezonit e më gjerë.

Trajneri Ilir Daja ka punuar me Bakajn në të kaluarën dhe njeh mirë cilësitë e tij, ndaj i ka bërë këtë ftesë lojtarit në emër të klubit, raporton “Panorma Sport”.

Bakaj ka kërkuar kohë të mendohet, pasi për momentin prioriteti i tij janë ofertat nga jashtë Shqipërisë. Por nëse pista e huaj dështon, tani përveç “shtëpisë” bardheblu, atë e presin me “dyer të hapura” edhe në Korçë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje