90 milionë euro dhe Moratën, oferta e majme e Realit për Dibalën

4 Janar 2017, 18:51Sport TEMA

Reali i Madridit ka gati një ofertë marramëndëse për të afruar në skuadrën e saj sulmuesin që luan me Juventusin, Paolo Dybala.

Drejtuesit e skuadrës madrilène janë të gatshëm të ofrojnë një shifër të majme për argjentinasit që shkon deri në 90-milionë euro plus kartonin e Alvaro Moratës, për të bindur klubin kampion të italisë që të lërë të lirë Dybalën të transferohet në “Santiago Bernanebo”.

Lajmi është raportuar nga portali britanik “The Sun” i cili shkruan se kjo ofertë i është paraqitur drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”.

Megjithatë ende nuk ka asnjë reagim nga ana e klubit të Juventusit, që kanë përballë një ofertë mjaft të majme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje