Mund të shkoni të luani kudo, por jo në Serbi!
Kjo është Këshilla e Shoqatës së Lojtarëve Profesionistë të futbollit, e motivuar nga mosrespektimi i të drejtave të futbollistëve në vendin ballkanin.
Ky institucion ka zbuluar se 68% e lojtarëve në serbi janë paguar me vonesë, ndërsa 90% të atyre që kanë ngritur zërin për këtë problem u është bërë presion që të largohen nga Serbia.
Situata po perkeqësohet nga viti në vit.
Dhe sikur të mos mjaftonin këto statistika, Federata Serbe e Futbollit ka larguar përfaqësuesit e lojtarëve nga organizimi i cili do të zgjidhte konfliktet mes futbollistëve dhe klubeve, duke emëruar në krye të këtij insticioni juridik dy persona me lidhje të ngushta me dy klubet kryesore në Serbi, raporton Super Sport.
Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë, Theo van Seggelen i ka kërkuar Federatës Serbe të Futbollit që të heqë dorë nga vendime të tilla, duke i përkufizuar si shkelje flagrante të të drejtave themelore të futbollistëve profesionistë.
Ne Shqiperi nuk u japin as buke afrikaneve qe luajne.