Conte i qetë pas humbjes me Tottenhamit: Jemi të kënaqur me paraqitjet që kemi bërë

5 Janar 2017, 14:33Sport TEMA
Conte i qetë pas humbjes me Tottenhamit: Jemi të kënaqur me

Pas 13-fitoreve rradhazi Chelsea u thye mbrëmjen e djeshme në derbi kundër skuadrës së Tottehamit me rezultatin 2-0.

Por pavarsisht kësaj disfate “Blutë e Londrës” vijojnë të kryesojnë të vetëm “Premier Leaguen”.

Tekniku Italian, Antonoi Conte, e ka anashkaluar me qetësi këtë humbje duke u shprehur i kënaqur me ecurinë e ekipit të tij.

“Duhet të jemi të kënaqur me paraqitjet që kemi bërë deri më tani. 13 fitore radhazi në një kampionat si Premier League nuk është një mision i thjeshtë, pasi të gjithë e dimë që këtu rivaliteti është i madh. Gara është e gjatë. Tani nuk na ngelet gjë tjetër vecse të mendojmë për takimin e radhës.”

Italiani foli dhe për merkaton duke theksuar se pavarsisht vështirësive që mund të gjesh lojtarët e duhur Chelsea do të tentojë neëse i jepet mundësia.

“Është e vështirë të realizosh goditje në merkato gjatë muajit Janar, pasi asnjë skuadër nuk dëshiron të humbasë futbollistë në mes të sezonit. Sigurisht që ne do të tentojmë, nëse do të egzistojë mundësia, do të realizojmë blerje. Nëse sdo të ketë do tia dalë me grupin e futbollistëve që kam, ndoshta edhe me ndonjë element cilësore nga akademia e të rinjve” tha Conte.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje