Uefa ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2016-të.
Përmes një votimi në faqen zyrtare “Uefa.com”, fansat kanë votuar formacionin më të mirë të vitit që lam pas, ku skuadra që dominon janë kampionë në fuqi të Europës, Reali i Madridit që ka katër futbollistë.
Pas madrilenëve vjen një tjetër ekip spanjoll, Barcelona që ka tre lojtarë, duke vijuar me Juventusin me dy lojtarë dhe Bajerni i Mynihut dhe Atletiko e Madridit që kanë një futbolistë.
Rezultatet e formacionit më të mirë janë publikuar nga UEFA.
Portier: Xhanluixhi Bufon (Juventus)
Mbrojtësa: Serxhio Ramos (Real Madrid), Zherard Pike (Barcelona), Zherom Boateng (Bajern Mynih), Leonardo Bonuçi (Juventus)
Mesfushorë: Andres Iniesta (Barcelona), Toni Kros (Real Madrid), Luka Modriç (Real Madrid)
Sulmues: Kristiano Ronaldo (Real Madrid), Lionel Mesi (Barcelona), Antuan Grizman (Atletiko Madrid)