Basha telefonon bashkëshorten e Harandinajt (lideri i PD është akuzuar se paditë në Hagë dhe urdhërarrestet serbe kanë në bazë informacionet e tij dhe Argitës)

6 Janar 2017, 23:11Politika TEMA

Hipokrizia e kreut të opozitës nuk ka fund. Teksa merr në telefon bashkëshorten e ish-komandantit të UÇK Ramush Haradinaj i cili gjendet në paraburgim në Francë, Lulzim Basha është njeriu që është akuzuar jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë se bashkë me Argita Berishën kanë qënë dyshja faktmbledhëse për “krimet” e palës shqiptare në Kosovë ndaj serbëve dhe atyre që quheshin bashkëpunëtorë të serbëve.

Të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj ish-liderëve të UÇK nga pala serbe por dhe në Hagë kanë në bazë sipas akuzave të bëra publike më herët, informacionet e Lulzim Bashës dhe Argita Berishës. Që arritën deri te “shtëpia e verdhë” për transplant organesh në një fshat të humbur shqiptar.

Por, lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka telefonuar këtë mbrëmje bashkëshorten e Ramush Haradinajt, liderit të AAK-së i cili u arrestua në Francë një ditë më parë.

Kryetari i Partisë Demokratike e quan arrestimin e tij, goditje të pabesë nga ana e Serbisë e teksa shpreh revoltë për këtë veprim, thotë se i ka ofruar mbështetje të plotë politike dhe personale. Basha rrëfen se Anita i ka treguar se Ramushi është me besim dhe kurajë se përparimi i Kosovës s’do të ndalet para asgjëje.

Në mesazhin e tij publikuar në Facebook, Basha i bën thirrje qeverisë së Kosovës, por edhe të Shqipërisë, që t’i kërkojnë Francës lirimin e Haradinajt, ndërsa Serbia të tërheqë urdhër-arrestin. Nëse kjo nuk ndodh, Basha kërkon shkëputjen e marrëdhënieve me Beogradin zyrtar.

Në përfundim, kryedemokrati ka edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, ku thotë se nuk duhet t’i dorëzohet qeverisë serbe pa kushte.

Statusi i Lulzim Bashës në rrjetin social:

Sonte në mbrëmje bisedova me Anita Haradinajn, bashkeshorten e Ramushit. I shpreha shqetësimin dhe revoltën time për këtë goditje tjetër të pabesë serbe ndaj heroit të Kosovës dhe mbështetjen time të plotë personale dhe politike. Jam i bindur se sot të gjithë shqiptarët janë me Ramush Haradinajn, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive partiake.

Anita më tha se Ramushi është plot kurajo, dhe mbi të gjitha me besim se asgjë nuk mund të frenojë përparimin e Kosovës. I bëj thirrje qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë t’i kërkojnë Francës lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Ramush Haradinajt, dhe të ndërpresin çdo lloj angazhimi me Beogradin deri në tërheqjen e të gjitha urdhërarresteve ndërkombëtarë të Serbise ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës që luftuan kundër regjimit vrasës të Milosheviçit.

Ndersa Rama duhet të kuptojë më në fund se dorezimi i tij para qeverisë serbe pa kushte dhe pa asnjë dobi për shqiptarët duhet të marrë fund.

 

9 komente në “Basha telefonon bashkëshorten e Harandinajt (lideri i PD është akuzuar se paditë në Hagë dhe urdhërarrestet serbe kanë në bazë informacionet e tij dhe Argitës)”

  1. maximus says:

    ky eshte gjarper, ky per pushtet mund te beje gjithçka, te shese edhe gruan e tij e jo me shqiperine qe se ka fare ne refene, ky pinjoll sperme Turku, duhet te shkoje para drejtesise per te gjitha te keqijat qe i ka sjelle ketij vendi

  2. Alban says:

    Ore pis m….
    Po pse akoma ka budallenj qe te besojne ty.
    O I besuari e sherbetori I serbise.
    Ti fale detin e jo kosoven.
    Ti vrave 21 janarin e jo shtepine e verdhe.
    Shqiptare kudo qe jeni behuni burra.
    Zhdukeni kete …..

  3. Aleko says:

    Ka dite ke ka zgjedhur sala per vazhduar aktiviten antikombetare qe nuk e perfundoi vet.Nese sala eshte nje kobure ne Duarte e serbeve qe ka synim shkaterrimin e shqiperise ,basha do te jete vazhdusi I tij I denje ne rrugen e tradhetise qe kane mare persiper.

  4. Aha says:

    O Lulzim Basha po ti duhesh mbyllur ne burg per jete ne Tirane si spiun serb po bashke me Flamur Noken.

  5. baffo says:

    kjo esjte e vertet te gjithe shqiptaret jane me RAMUSHIN vetem LULZIMJA dhe GITA SALES bashke me babin dhe vellain nuk jane me RAMUSHIN JE SHUME HIPOKRITE LULZIME nuk i ha njeri ato qe ti thua felliqesire HOLLANDE

  6. xx says:

    PO gjen rastin ky te shlyej ato qe ka bere ne Kosove .Tani, per perfitim politik po lufton Ramen sese ai e paskerka fajin per keto qe po ndodhin.Mbaje mendjen Lul se nuk i ha njeri keto brockulla.

  7. Fatosi-kosove says:

    Dikur ne kosove ka qene mode qe vetem shpiunat dhe UDB-ashat shkonin ne meke,pra duheshe te jesh proserb qe ti plotesoje kushtet te shkoje atje,sot per te qene ne PD duhet te jeshe i deshmuar si proserb dhe nje nga njerezit me te ulet,ndryshe si deshmohet kjo telefonat e lulit bere Anites,sa ishte perkthyes i UNMIK-ut dihet se “shtepia e verdhe” eshte krijuar nga luli dhe basjke me te edhe shume akuza kunder uçk-s,pataj si nuk i kujtohet lul bashes bashkepunimi i babes sali me millosheviqin dhe ushtrine serbe ateher kur ai bante masakra ndaj shqiptareve ne kosove dhe sot pa fije turpi pretendon ta paraqes veten si “Skenderbe” por edhe sali berishen,per te cilet kosova edhe sot eshte pjese e serbise ashtu si edhe per serbine,prandaj sikur te isha ne vend te Anites me pare do ta pranoja nje telefonat qofte edhe nga millosheviq sesa nga luli apo sali berisha.

  8. Fatosi-kosove says:

    E kam thene edhe me pare se shume nga akuzat dhe fajesimet e UQK-s i kemi dhurate nga PD dhe veqmas dyshja kryetare sali berisha e lul basha,per me shume per bashen eshte shkruar edhe me pare se eshte nje nga trilluesit e dosjes se “shtepise se verdhe” ku karla ponte akuzon UQK-n per tregti me organi,nderkohe qe provat i kishte nga luli,prandaj duke e ditur se luli ka qene edhe eprkthyes ne UNMIK dhe aty eshte bere çmos qe te njolloset lufta e kosoves per te vetmin qellim qe te ndalet dhe te pamundesohet pavaresia e kosoves duke fajesuar kosoven se ka bere krime lufte nderkohe qe mijera shqiptar te vrare e te masakruar tash na del se i paska bere UQK kurse serbia i paska mbrojtur shqiptaret!!!!!
    A ka qmenduri me te madhe se kaq,prandaj them se luli e sali berisha sidomos tash ne kete rast duhet te heshtin dhe te heshtin,sepse ate qe i kane bere kosoves dhe luftes s e UQK-s i ka bere vetem serbia,e kisha menduar z.Anita si nje grua malesore qe nuk bie ne kete nivel sa te “pranoje” telefonata edhe nga njerez qe kane fajesuar shume burrin e saj dhe kane damtuar shume vendin e saj kosoven por edhe gjithe kombin.

  9. fil says:

    o spiun i udb-se akoma me keto dokra ti ..kujton se i besojne njerizit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje