Ka gjithmonë një herë të parë. Dhe të shtunën në Shkup, për herë të parë të gjitha formacionet politike shqiptare do të dalin me një deklaratë të përbashkët, ku do të radhisin kërkesat e tyre.
Shpesh të kritikuar për mungesën e një kori të njëjtë sa herë ka zgjedhje në Maqedoni, dy partitë kryesore shqiptare BDI dhe PDSH asnjëherë nuk mundën të kapërcenin ndasitë dhe mëritë personale të lidershipit për t’u bashkuar në një koalicion.
Por duket se nga e shtuna kjo do të ndryshojë. Top Channel ka mësuar nga burime të larta diplomatike dhe politike shqiptare se të shtunën në Shkup tre partitë kryesore, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët do të deklarojnë frontin e tyre unik politik dhe kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së ardhshme maqedonase.
Nga zgjedhjet e dhjetorit, shqiptarët humbën 9 deputetë nga kandidimi veç e veç. Shumë shqiptarë votuan LSDM-në e qendrës së majtë drejtuar nga Zoran Zaev, e cila kandidoi edhe dy deputetë shqiptarë.
Por nga zgjedhjet rezultoi thuajse vdekja politike e Partisë Demokratike Shqiptare, prej së cilës vetëm ish-kryetari Menduh Thaçi siguroi vendin e deputetit. Si dhe lindën dy parti të tjera, Besa, e cila nxorri 5 deputetë dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Çelës, ish-kryetari i Bashkisë së Strugës, njeriu përgjegjës për përçarjen e PDSH.
Në ditët e para pas zgjedhjeve u duk se bashkimi i shqiptarëve ishte sërish i pamundur, pasi dy parti, BDI dhe Besa thuajse përjashtonin çdo mundësi kontakti me njëra-tjetrën.
Por përfshirja e Tiranës zyrtare ka qënë thuajse intensive dhe e paprecedentë. Kryeministri Rama dhe minsitri i Jashtëm Bushati u përfshinë personalisht, publikisht dhe prapa kuintave për bashkimin e këtyre elementëve thuajse përjashtues politikë ndaj njëri-tjetrit.
Pas një turi në Tiranë, por edhe në Prishtinë, duket se u arrit e pamendueshmja. Shqiptarët e Maqedonisë të shtunën dalin me deklaratën e përbashkët, ku do të parashtrojnë kushtet për çdo kabinet të mundshëm qeveritar në Shkup.
I pari mandat krijues është Gruevski, por 51 deputetët e tij janë larg shifrës 61 që kërkon Kushtetuta. 10 deputetët e BDI-së do të ishin mjaft, por ndërhyrja e qeverisë së majtë të Tiranës, e cila nuk e ka fshehur afërsinë me të majtin e Zaev, duket se e ka bërë të pamundur një kalkulim të Gruevskit për një aleancë vetëm më partinë e Ali Ahmetit.
Tashmë Gruevski por edhe Zaev duhet të bëjnë llogaritë me grupin e bashkuar të 18 deputetëve shqiptarë. I vetmi që nuk ka konfirmuar as pjesëmarrjen, por akoma as mandatin e tik, është Menduh Thaçi. Por tashmë, kjo nuk ka anjë rëndësi.
”bashkim” e ”bese” hasanesh…………allah uakbar!!!!
O pis, shqiptaret i kan mesuar besen gjith ballkanit!
Mos ha mut kot
Bravo KM Edi Rama sepse perderisa ne pushtet ne Shqiperi ishin Esadistet berishiane i bene lesh e li shqiptaret e Maqedonise. Me se fundi ata kane nje vizion dhe te shpresojme qe do te punojne te tere bashke. Bravo edhe partite politike shqiptare te Maqedonise.
Tashme eshte e qarte dhe e kuptueshme per te gjithe,se kush krijonte percarje ne Makedhonine tone! Ishte Menduh Thaci dhe natyrisht aleati i tij ne Tirane … ?
Makedhonia eshte shqiptare,as greke as bullgare!
Pisoglendi ,fjalen besa e perdorin dhe “greket” e tu dhe thone se eshte eleniqiii ! Megjithese “greket” njihen boterisht si te pabese!
H mpesa einai eleniki ? ? ?
Ate fjale BESA korraket e Egjeut e kane huazuar nga shqipja si dhe shume fjale te tjera jane te repertuarit te gjuhes arvanitase por cpret nga parazitet qe gjithcka e kane te huazuar historine gjuhen zakonet veshjet traditionale madje edhe Fen e kane nga cifuteto-aramejet asgje nuk eshte e tyre pervec borxhit 500 miliard dhe homoseksualitetit
Bravo. Vetem te bashkuar kemi force.
Lajm fort i pritur.Me ne fund triumfoi arsyeja e progresimit politik .
Uroj eficencen maksimale te ketij perbashkimi ,per interesat e shqiptareve te Maqedonise dhe axhendes europianizuese te ketij shteti.
Respekt, respekt respekt. Vetem te bashkuar shqiparet do te arrijne te realizojne aspiratat e tyre. Eshte nje veprim historik te cilin do ta deshironim ta shikonim edhe ne trevat e tjera shqiptare, pse jo dhe ne Shqiperi , qe per interesa madhore te vendit politika duhet te flasi me nje gjuhe, qofte edhe duke humbur pike politike per subjektet e tyre.Le te shpresojme qe kjo fryme bashkepunimi te shnderrohet ne nje model per shqiptaret.Mjafte me me perçarjet.Shqiparet jane nje kodoqofshin ata.
Bukur, bashkimi ben fuqine
Uroj me gjithe shpirt kete arritje historike per vellezerit tane shqiptare ne Maqedoni .Ne se Tirana zyrtare , do te kishte ndikuar fuqishem pozitivisht tek lideret shqiptare te Maqedonise , jo vetem qe ata do e kishin gjetur gjuhen e perbashket kohe me pare , por me siguri
matematike , edhe gjendja e shqiptareve ne ate vend , nuk do te ishte ajo qe eshte sot . Pergjegjes , jo vetem per Shqiperine , por edhe per
ata te trojeve shqiptare per rreth , jane banditet e vene ne sherbim te Beogradit e te Athines : Sali Ram Berisha dhe Fatos Thanas Nano .
Me politiken e tyre thellesisht antikombetare dhe esadiste ,ata cuan ne buze te gremines Shqiptaret , brenda e jashte kufijve zyrtare deri
ne kufijte e venies ne dyshim per mbijetese te ketij shteti , rrezik qe akoma i qendron mbi koke si shpata e Damokleut .
Me kete rast , uroj lideret e partive shqiptare te Maqedonise , per hapin e rendesishem qe hodhen per here te pare , ne interes te mbare shqiptareve kudo qe jane, qofte per ta nje vit i mbare e i suksesshem , me shendet te plote e lumturi ne familje ! Te jini te bindur , se historia dhe mbare shqiptaret , kudo qe jane , do t`iu vleresojne , do te krenohen me ju e do t`iu ngrene lart me piedestal .
vllazeri dhe bashkim,e vetmja rruge per fitore.
Bravo! Bashkuar qofshi gjithmone per Shqiperine!
Per fat te keq lajmi nuk eshte i vertete.