Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Ambasadorit të Rusisë në Ankara Andery Karlov, policia turke ka arrestuar 5 persona në Izmir të Turqisë të cilët kanë mbaruar studimet në të njëjtën shkollë ku ka qenë agresori Mevlüt Mert, raporton Anadolu Agency (AA).
Personat e arrestuar 4 prej të cilëve janë policë, akuzohen se janë pjesë e strukturës së organizatës terroriste FETÖ në shkollën e policisë Rüştü Ünsal në Izmir.
Gjykata vendosi arrest me burg për të ndaluarit për shkak se ka mundësi që ata ti ikin drejtësisë.
Pas vrasjes së Ambasadorit të Rusisë në Ankara, prokuroria e Turqisë nisi një hetim të gjerë.
Në kuadër të hetimeve doli në pah se Süleyman Ergen dhe nipi i tij kanë qenë në lidhje të vazhdueshme me agresorin.
Süleyman Ergen thuhet se ka qenë edhe përfaqësuesi i organizatës terroriste FETÖ në shkollën policore në Izmir, shkollë kjo të cilën ka mbaruar edhe Mevlüt Mert.
Ndërkohë edhe të arrestuarit e sotëm dyshohet se kanë lidhje të drejt për drejtë me Mevlüt Mertin. (TemA TV)
Në vitin 2016 pati 100 000 turist në gjithë Turqinë. Këtë vitë mund të janë 5000 vet.
mos ja fut kot,do kete nja 583 veta,kete vit e ka fillu mbar,kane shku nja 2 veta.
si do te behet me ”rrushtute” e mevlutet” shqipfoles te cilet qelbin shqiperine anembane,shume prej tyre me flamure ISIS-i[sipas medias talone]…………….!!!??
Erdogani duhet me u shtru ne spital,eshte shume rende.