Partitë shqiptare në Maqedoni unifikojnë qëndrimin e tyre ndaj qeverisë së re që pritet të formohet së shpejti.
BDI, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH shprehën së bashku me një deklaratë përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar, nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë, në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë shkruan “Panorama”.
Duket se të katër partitë shqiptare do të jenë pjesë e qeverisë së re, por me qëndrime të unifikuara, në interes të shqiptarëve të Maqedonisë. Në një deklaratë të firmosur prej krerëve të katër partive shqiptare kërkohet “Zbatim i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutë, ku shqiptarët njihen si popullësi shtetformuese. Barazi etnike.
Barazi e plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.
Partitë shqiptare kërkojnë gjithashtu debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Maqedonisë, në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike; mbështetje të plotë për punën e Prokurorisë Speciale, si dhe “zbardhjen e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor, ose një trupe të pavarur ndërkombëtare. Shqiptarët kërkojnë miratimin e një rezolute me të cilën të dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni nga viti 1912 deri në 1956.
Arritje të barazisë ekonomike dhe mirëqënie shoqërore nëpërmjet zhvillimit të barabartë të rajoneve, veçanërisht vendimmarrje më të drejtë për financimin e komunave. Gjithashtu, kërkohet përfaqësim i drejtë në ushtri, shërbimet e inteligjencës dhe drejtësi. Shqiptaret kërkojnë që të jenë aktorë edhe në çështjet e Maqedonisë me fqinjët, si me Greqinë dhe Bullgarinë.
KONSULTIMET
Krerët e partive shqiptare të Maqedonisë kaluan dy herë nga Tirana para Vitit të Ri, para se të arrinin te kjo marrëveshje mes tyre. Më shumë se tri orë ka zgjatur takimi i Kryeministrit Edi Rama me tre nga drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami.
Për herë të parë, kryetari i Lëvizjes Besa dhe ai i BDI-së ulen në një tryezë bashkë, pas refuzimit që Kasami i kishte bërë ftesës së Ahmetit një javë më parë. Burime nga ky takim shprehen shumë të rezervuara në dhënien e detajeve, por e vetmja gjë që deklarojnë është se takimi ka shkuar mirë dhe ka qenë i frytshëm.
Mësohet se Kryeministri Rama ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë shqiptare, se faktori shqiptar duhet të flasë me një zë të vetëm në funksion të vendosjes së kushteve të Marrëveshjes së Ohrit në programin e cilësdo qeverie që do të krijohet. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar dhe me Presidentin Bujar Nishani.
Apokalips made in maqedoni,imagjinoni te vijnë ne fuqi shqiptaret ,,,shpërbërje e sigurtë ,katastrofe ekologjike dhe territoriale,një shtet fantazmë dhe një problem tjeter për europën .Një shtet falimentar njëlloj si kosova .Pavaresisht metodave despotike te gruevskit maqedonia arriti ti mbijetoi shumë pasigurive,po ja qe europa po kërkon te hape një tjetër kuti pandore,një aleance ne pushtet me partinë besa e financiuar direkt nga turqia dhe salafistet arabe