Ushtria kiliane filmon objektin fluturues, por nuk arrin ta spiegojë çfarë është

9 Janar 2017, 17:53Sociale TEMA

Një helikopter i ushtrisë kiliane, ka arritur të regjistrojë pamjet e një objekti fluturues në hapësirën ajrore të vendit.

Ngjarja ka ndodhur në Nëntor të vitit 2014, por për shkak të hetimeve, ajo është mbajtur e fshehtë.

Megjithatë, së fundmi autoritetet kiliane kanë deklaruar se nuk e dinë se çfarë ka qenë ekzaktësisht ai objekt.

Ai u pikas gjatë ditës nga një helikopter ushtarak dhe është ndjekur për disa minuta, ndërsa pilotët thonë se u përpoqën të komunikonin me të, por nuk morën asnjë përgjigje.

Pas kësaj, ata e raportuan në dy kulla kontrolli, por përgjigjia që morën, ishte se objekti nuk dukej në radarët e tyre, ndonëse arrinin të shihnin helikopterin.

Sipas “Huffington Post,” kontrollorët ajrorë thanë se asnjë mjet tjetër fluturues nuk ishte aurorizuar të fluturonte në atë zonë.

Pas një procesi të gjatë hetimi, autoritetet kanë deklaruar më në fund se nuk e dinë se çfarë mund të ketë qenë objekti.

4 komente në “Ushtria kiliane filmon objektin fluturues, por nuk arrin ta spiegojë çfarë është”

  1. mirel says:

    Droni i Ballistit

  2. Pirxh Pirxh says:

    C lesh ,ufo ,duket haptaz qe eshte dron,ka 4 imazhe helikash qe jane ne aktivitet dhe qe e rrethojn

  3. S’ka ufo, se s’ka jete ne galaktiken tone. Eshte provuar me anlizen spektrale, qe ne vitetet 70’te.

    1. enter"" says:

      Po ne galaktikat e tjera? Se sbesoj se kane arritur analiza spektrale deri atje.

      A ja ke idene sa I madh eshte ky univers apo jo? Ca kujto ti, se Universi eshte I madh sa blloku I Tiranes ???
      hahahahahaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje