FOTOT / Temperaturat e ulëta, Bashkia e Tiranës strehon 193 persona në situatë rruge

9 Janar 2017, 11:16Sociale TEMA
FOTOT / Temperaturat e ulëta, Bashkia e Tiranës strehon 193 persona

Bashkia e Tiranës vijon që t’u ofrojë strehë dhe të gjitha kushtet e nevojshme në qendrat sociale qytetarëve në situatë rruge apo që janë në vështitrësi.Numri i personave që kanë kaluar mbrëmjen e acartë në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës ka arritur në 193 persona.

Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë vijuar të punojnë me intensitet për evidentimin e personave që janë në kushte të vështira duke i strehuar në qendrat sociale,  si dhe u janë përgjigjur telefonatave të qytetarëve të cilët kanë lajmëruar për raste emergjente dhe që kanë pasur nevojë për trajtim.

Në të njëjtën kohë, edhe strukturat e tjera të Bashkisë së Tiranës janë në gatishmëri të plotë për përballimin e kësaj situate emergjente, duke ndihmuar në hapjen e rrugëve të bllokuara si pasojë e ngricave apo rrëshqitjes së dherave.

Bashkia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë emergjenca, të telefonojnë në numrin 0800 0888 ose në numrin 112, që është numri i të gjithë emergjencave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje