Qyteti Harbin në Kinë, çdo vit kthehet në një “parajsë të ngrirë,” gjatë kohës kur zhvillon festivalin e akullit dhe të dëborës.
Blloqe gjigande akulli transportohen nga një lumë pranë qytetit dhe gdhenden në forma dhe skulptura nga më fantastiket.
Festivali, më i madhi në botë i këtij lloji, ka zhvilluar këtë vit edicionin e tij të 33-të, duke dhuruar disa pamje vërtetë spektakolare.
Gjatë natës, skulpturat dhe ndërtesat prej akulli ndriçohen me ngjyra të ndryshme, duke e shndërruar qytetin në një imazh gati përrallor.
Festivali i akullit dhe dëborës është mbajtur qysh nga viti 1963, por u ndërpre për një periudhë vitesh, gjatë Revolucionit Kulturor, për t’u rikthyer sërish në vitin 1985.