"Isha i sigurt se kisha vdekur," magjistari rrezikon jetën në skenë

8 Janar 2017, 00:45Sociale TEMA

David Blaine është një 43-vjeçar mjaft i njohur për numrat e tij të shpejtësisë, që shpesh marrin përmasa ekstreme.

I tillë ka qenë edhe rasti, kur ai u përpoq të kapte në një kupë midis dhëmbëve, plumbin e shkrepur nga një pushkë me kalibër .22, gjatë një shfaqjeje në Las Vegas.

Por, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe Blaine mund të kishte humbur edhe jetën.

Mbrojtësja në gojën e tij është thyer pas goditjes nga plumbi, ndërsa copëzat e saj e kanë goditur në pjesën e pasme të grykës.

“Isha i sigurtë se plumbi e kishtë përshkuar tej përtej kokën time dhe se kisha vdekur,” ka treguar më pas 43-vjeçari.

“Por, krejt papritur ndjeva dhimbjen dhe kjo më solli në vete. Atë moment, e kuptova se mbrojtësja e gojës ishte thyer dhe se unë isha gjallë.”

Pavarësisht incidentit, Blaine thotë se do ta realizojë sërish numrin, sapo të jetë gati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje