Ky është momenti kur një korb i rrëmben nga duart pasaportën një polici në kufirin ruso-estonez.
Ngjarja e filmuar nga një prej të pranishmëve, zhvillohet në fare pak sekonda, por duket qartë momenti kur korbi afrohet dhe i merr policit pasaportën nga duart, duke e detyruar ta ndjekë për një farë kohe.
Video është kthyer në virale pas publikimit në rrjetet sociale, por nuk thuhet nëse oficeri i policisë arriti ta rimerrte pasaportën apo jo.