Dita e nesërme pritet të shënojë fundin e temperaturave të ulura nën zero gradë celsius. Nga e hëna pritet përmirësimi i kushteve atmosferike. Ky është përfundimi që kanë dalë disa sinoptikanë.
Ndërkohë edhe sinoptikania Lajda Porja është shprehur për News24 se do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave duke filluar nga dita e hëna deri fundin e javës së ardhshme.
Porja tha se në të gjithë territorin e vendit temperaturat janë në vlera negative dhe maksimalisht shkojnë nga një deri në dy gradë. Sinoptikania shprehet se moti do vazhdojë të jetë i ftohtë dhe pa rreshje.
Prej vitesh vendi nuk kishte pësuar rënie të tilla temperaturash, të cilat sollën borë edhe në disa qytete bregdetare./ A.D