Forcat e Armatosura gjenden në terren për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dëborës që prej mbrëmjes së djeshme.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi angazhimin edhe të FA-ve që nga Malësia e Madhe, në Shkodër, Kukës e Dibër.
“FA në krye të detyrës!”, shkruan Kodheli në Facebook, duke publikuar edhe foto nga puna e ushtrisë në terren.
Gjithashtu, Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk janë të angazhuara vetëm në emergjencat për shkak të borës.
Kodheli bën të ditur se Në Papër të Elbasanit FA po punojnë në -5 gradë për të mbajtur premtimin.
“Kemi premtuar se ura që i shërben 4 fshatrave të kësaj zone përfundon brenda kësaj jave. Dhe kështu do të jetë!”, shkruan Kodheli.
Ndërkohë që bora ka mbuluar 70% të territorit, rrugët kombëtare janë të kalueshme me zinxhirë.
Minus 5 grad moj xinxifile nuk eshte qameti. -15 , -25 ndoshta. Ti po flet per ushtri apo per nxenes te shkollave 8 vjecare..?
Leket i marrin kompanite qe nuk bejne asgje e pastaj nxjerrin ushtrine, qe ne keto 25 vite jane trajuar si skllever, te beje pune.