Që në mëngjes, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punë intensive për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje.
Në një kohë që temperaturat shkojnë nën zero, falë përkushtimit të punonjësve të Bashkisë është bërë e mundur që të rrugët në zonat rurale të jenë të kalueshme për automjetet.
Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që në këto ditë të ftohta të evitojnë në maksimum lëvizjet, ndërsa ka publikuar edhe disa foto të automjeteve të Bashkisë duke hedhur kripë.
“Në rrugët rurale prej mëngjesit po hidhet kripë e skorje teksa pritet që temperaturat të shkojnë nën zero, por e mira është që të evitojmë në maksimum lëvizjet! PS. Jo, nuk kemi borëpastruese profesionale se në Tiranë bie borë 1 herë në dekade. Ndaj, po bëjmë sa mundemi me mjetet që kemi dhe punonjësit e përkushtuar”, shkruan Veliaj.
Moti me debore ka treguar se bashkite ja kane dhene tenderin e pastrimit,firmave qe nuk e meritojne.
Firmat e pastrimit duhet te kene dhe mjetet per largimin e debores !
Debora ne Dajt duhet te shijohet nga qytetaret,por firmat duhet te bejne pastrimin e rruges.
Turizmi dimeror kerkon nga bashkia mirmbajtjen e rruges per ne Dajt apo ne qendra te tjera turistike,jo ti udhezojne te qendrojne mbyllur ne shtepi.