Shokuese, grabitësi rrëmben katër telefonë brenda 60 sekondave

6 Janar 2017, 17:18Sociale TEMA

Një video e publikuar nga policia britanike, tregon se si dy persona me një skuter, arrijnë të grabisin katër telefona celularë, brenda vetëm 60 sekondave.

Pamjet tregojnë se në të gjitha rastet, viktimat ishin duke biseduar në telefon, ose thjesht i kishin aparatet në duar.

Në moment, grabitësit afrohen dhe njëri prej tyre iu rrëmben telefonin dhe largohen me shpejtësi, ndërsa viktimat mbeten të shokuar.

Pamjet janë publikuar për t’i sensibilizuar kalimtarët, që të mos i mbajnë gjatë telefonët në duar dhe të tregohen sa më të kujdesshëm kur janë duke komunikuar me to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje