Bora vazhdon të mbajë të bllokuara zonat rurale, ja situata

6 Janar 2017, 16:00Sociale TEMA

Gjendja që solli moti i rënduar, vazhdon të krijojë një sërë problemesh në infrastukturë, në shpërndarjen e energjisë elektrike apo edhe furnizimin me ujë të pishëm.

Reshjet e dëndura të dëborës po mbajnë të mbllokuar disa akse të rëndësishme, kryesisht në zonat rurale.

Përdorimi i zinxhirëve është bërë i domosdoshëm për segmente kyçe të rrugëve nacionale, si në veri, ashtu edhe në jug të vendit.

Në lëvizje janë vendosur të gjitha strukturat e Emergjencave Civile të cilat ndodhen në terren për të zhbllokuar rrugët.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

Reshjet e dëborës të rëna gjatë 24 orëve kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale. Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.

Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.

Situata është qarkun e Korçës dhe atë të Vlorës është përmirësuar ndjeshëm dhe qarkullimi kryhet normalisht. Vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.

Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

QARKU SHKODËR

QARKU DIBËR

QARKU ELBASAN

QARKU KORÇË

QARKU VLORË

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje