Eugen Merher, një student gjerman 26-vjeçar, krijoi një spot publicitar për kompaninë Adidas, ndonëse kompania nuk e pranoi reklamën e tij dhe as nuk i ktheu përgjigje.
Por, pas publikimit në internet, ajo është kthyer në virale dhe komentues të shumtë u shprehën se ajo duhej të kthehej në një reklamë të vërtetë.
Video prekëse tregon një ish-maratonist, i cili tashmë gjendet në një shtëpi të moshuarish. Një ditë, ai zbulon atletet e tij të vjetra Adidas dhe bashkë me to, rigjen edhe dëshirën për të vrapuar sërish.
Por, sa herë që përpiqet të dalë jashtë shtëpisë, ai pengohet nga stafi, aq sa ata i konfiskojnë edhe atletet. Por, në fund video ka një mesazh vërtetë interesant.
“Ne u përpoqëm t’ia dërgonim departamentit të komunikimit të Adidas,” tha 26-vjeçari Merher për ‘Huffington Post’, “por ata nuk na kthyen asnjë përgjigje.”
I ka dale me lire adidasit. Eshte e sponsorizuar them une, por gjithsesi shume e bukur