Ky është momenti tronditës kur një grua i shpëton një aksidenti horror.
Ajo ishte duke përshkuar rrugën, kur një makinë afrohet me shpejtësi në drejtim të kundërt dhe e merr përpara, duke u përplasur edhe me një automjet tjetër.
Por, pavarësisht aksidentit të frikshëm, ajo ka arritur të mbijetojë dhe në video shihet teksa ngrihet në këmbë me ndihmën e disa të pranishmëve.
Ngjarja ka ndodhur në një qytet në Indi, ndërsa kalimtarët nuk e kanë lejuar shoferin e njërës prej makinave, të largohet nga vendngjarja.