VIDEO/ Pamje dramatike: Momenti i sulmit në Jeruzalem

8 Janar 2017, 16:27Sociale TEMA

Katër persona kanë mbetur të vdekur në Jeruzalem, si pasojë e një sulmi me kamion në një nga rrugët kryesore pranë Qytetit të Vjetër.

Sipas BBC, policia izraelite ka deklaruar se është fjala për një sulm terrorist, ku mbetën të vrarë tri vajza dhe një djalë, rreth të 20-ave, ndërsa u plagosën të paktën 13 të tjerë.

Shoferi i kamionit është qëlluar për vdekje, pak çaste më pas nga disa ushtarë izraelitë që gjendeshin në vendngjarje.

Ndërkohë, gjatë 15 muajve të kaluar, ka patur disa raste sulmesh nga Palestinezët ndaj Izraelitëve, duke përdorur thika, armë dhe në disa raste edhe automjete. Gjatë kësaj kohe kanë mbetur të vdekur të paktën 35 izraelitë dhe më tepër se 200 palestinezë, shumica autorë të sulmeve, sipas autoriteteve izraelite.

Ndërkohë, vetëm një muaj më parë, një sulm i ngjashëm ndodhi në një treg Krishtlindjesh në Gjermani dhe më herët, një person përplasi kalimtarët me kamion në Nice, Francë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje