Qendrat sociale, qindra të rinj dhe biznese i përgjigjen thirrjes së Bashkisë për ndihma

8 Janar 2017, 17:46Sociale TEMA
Qendrat sociale, qindra të rinj dhe biznese i përgjigjen thirrjes

Qytetarë dhe biznese të shumta i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar njerëzit në nevojë të cilët po strehohen në Qendrat Sociale.  Në këto ditë të vështira ku temperaturat janë nën zero, qytetarë të shumtë kanë treguar edhe njëherë solidaritetin e tyre për t’u ardhur në ndihmë me ushqime dhe veshmbathje personave që kanë qenë në situatë rruge.

Siç mund të shihni dhe nga këto foto, bie në sy që mjaft aktiv kanë qenë grupet e të rinjve, por njëkohësisht edhe biznese dhe organizata të ndryshme që kanë kontribuar në këto ditë të ftohta.

Përmes një postimi në Twitter, Kryebashkiaku Veliaj, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë për njerëzit në nevojë. “Kemi ende nevojë për ndihmë me ngricat, ja si mund të ndihmosh me ushqime dhe veshje!”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, janë rreth 150 qytetarë të cilët janë strehuar në shtatë qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës. Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë  vijuar intensivisht punën për të ndihmuar të gjithë ata që janë në situatë rruge për t’i dërguar pranë këtyre qendrave sociale, ku marrin edhe ndihmën e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje.

Në gatishmëri kanë qenë edhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës për të shuar të gjitha vatrat e zjarrit që kanë rënë në këto ditë të acarta në Tiranë, ku është rritur edhe përdorimi i mjeteve elektrike ngrohëse apo i lëndëve të tjera djegëse.

Paralelisht, strukturat e Bashkisë së Tiranës po punojnë për të mbajtur hapur të gjithë rrugët për qarkullimin e automjeteve duke hedhur kripë dhe skorje, si në zonat  urbane, ashtu edhe në ato rurale. 

3 komente në “Qendrat sociale, qindra të rinj dhe biznese i përgjigjen thirrjes së Bashkisë për ndihma”

  1. ..... says:

    Brravo ju lumt , duhet te jemi te bashkuar ta ndimojm njeri tjetrin , keshtu do jemi me te fort dhe me te gezuar, rrespekte grupeve dhe firmave qe i jan pergjigjur thirrjes se kryetarit te bashkis TIRANES , brravo ky vend ka ka pasur dhe do te ket gjithmon njerez te mir, rrespekte .

  2. Raimond vlonjati says:

    Po keshtu te behet edhe ne qytete te tjera te Shqiperise
    Dhe keto qendrat Sociale duhet te funksionojne gjithe vitin , qe te ndihmohen njerezit ne varferi ekstreme

    Bravo Erion Veluaj !

  3. Raimond vlonjati says:

    Se tani i pashe ato ushqimet

    Por esht mire qe aty tek qendrat Sociale te blihen dusa frigorifere te medhenj qe keto ushqimet e mishit , vezet perimet etj , te mbahen be frigorifer qe te mos prishen dhe te mund te perforen gjate gjithe vitit

    Ata biznesmenet te blejne nja 4 a 5 frigorifere te medhenj, tip frigorifere dhoma , dhe keto frigorifere ti ngelen Qendres Sociale pergjithmone duke i perdorur per te vendos ushqimet qe sjellin njerezit here pas here ; keshtu krijohet nje baze ushqimire per gjithe vitin

    Si thote nje kenge e kohes se Xhaxhit qe e kendonte Bashkim Alibali :…
    …. Se Lumturua qe te jete e vertete
    S’mjafton vetem Ty dhe mua
    … Me qindra zemra bashke kerkon ajo ….

    ( Ndersa tani Bashkimi kendon ca kenge qaramane qe te hap barkun )

    Ndaj te gjithe sebashku ne ndihme te njerezve tane qe jetojne ne kushte ekstreme varferie

    Ta bejme qe ne Shqiperi te mos jete problem Ushqimi dhe Strehimi ….,

    …..Atehere kemi te drejte plotesisht te jemi pjese e EU

    Ja Erioni ka nisur kete inisiative te shkelqyer e cila duhet perhapur ne gjithe Shqiperine

    Edhe nje falenderim i shkon Policise se Shtetit qe esht treguar shum Humane dhe miderne duke i gjetur dhe sjelle njerezit ne qendrat sociale
    Me fakt mua Policia shqiptare me ka pelqyer gjithmone , Jane bosa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje