FOTOT/ Rusia shton forcat në Siri: Teknologji të reja për të shkatërruar ISIS

10 Janar 2017, 15:32Bota TEMA
FOTOT/ Rusia shton forcat në Siri: Teknologji të reja për të

Ditët e kaluara, falë disa fotove që qarkullojnë në mediat sociale, janë parë disa mjete të reja në Aleppo ku rusët janë impenjuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare. Aty është mundur të verifikohet prezenca e mjeteve antimina të prodhimit rus.

Mjeti i blinduar i quajtur KamAz-63969 është një nga makinat e fundit të ardhura në Siri dhe bën pjesë në familjën Typhoon, i ngjashëm me modelin amerikan të quajtur MRAP.

Programi Typhoon, shumë i dashur nga Kremlini, ka filluar në vitin 2010 me qëllimin për përdorimin e mjeteve të blinduara për këmbësorinë për t’u rezistuar minave, një nga rreziqet kryesore në vende ku zhvillohet luftë.

Pas miratimit në vitin 2012 të kontratës së parë për realizimin e këtyre mjeteve, në vitin 2014 u prezantuan 12 mjetet e para Typhoon.

Në tetor 2016 forcat ruse konfirmuan arritjen e disa modeleve Kamaz 63696 te forcat speciale në Tambov e Pskov.

Në Siri , në qytetin e Palmira-s është parë efektiviteti i ketyre mjeteve. Në një territor mjaft të vështirë, me ushtarë të ISIS të fshehur, e te gatshëm të sulmojnë nga çasti në çast, falë këtyre mjeteve u bë e mundur avancimi në qytet e çlirimi i tij.

Këto mjete antimina mund të limitojnë edhe dëmin e shkaktuar nga armë kimike  e agjentë bioligjikë, çka i bën edhe më efektive në fushë betejë.

Rusia e Vladimir Putin po përshtatet me armë të reja që t’u bëjë ballë terroristëve të ISIS, të cilët nuk kanë nevojë për teknologji të avancuar, por u mjaftojnë minat për të avancuar përpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje