Ja si do zëvendësohen orët e humbura nga mbyllja e shkollave për shkak të të ftohtit dhe gripit

10 Janar 2017, 11:59Sociale TEMA

Plani konkret i Ministrisë së Arsimit për të zëvendësuar orët e mësimit të humbura për shkak të ngricave, do të fillojë nga 1 marsi i këtij viti.

Nga 1 marsi i këtij viti, në shkollat 9-vjeçare do të shtohet ora e gjashtë dhe për arsimin e mesëm do të ketë më shumë se një orë(plus) për tu zëvendësuar orët e mësimit të humbura për shkak të mbylljes së shkollave.

Sipas kalendarit që secila shkollë do të përgatisë një kalendar/grafik për zëvendësimin e orëve të mësimit, ku mësimi do të shtrihen në të gjithë vitin shkollor në mënyrë që të mos ketë problematika dhe që të bëhet analiza e plotë dhe e realizuar sipas cikleve dhe për sistemin bazë dhe atë parauniversitar. Kështu, në varësi të grafikut do të vijohet në secilën ditë, ku për shkollat e mesme mund të rastisë edhe ditë e shtunë,për shkak të ngarkesës mësimore që kanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje