Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka paralajmëruar kryetarët e bashkive të vendit të tij që mund të fshihen pas tregtisë së drogës që të heqin dorë nga posti i tyre ose do të vriten.
Gjatë një ceremonie me 200 të ftuar të zhvilluar të hënën, lideri 71-vjeçar tha se kryebashkiakët e korruptuar duhet të heqin dorë nga tregtia e drogës ose fati i tyre do të jetë i njëjtë me atë të përdoruesve të drogës.
“U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkisë, do t’ju mbyll të gjithëve në një dhomë. Dhe do ju tregoj një listë. Do ju kërkoj të gjeni nëse emri juaj ndodhet në atë listë. Nëse emri jot ndodhet aty more bir k****, do të të vras,” tha në fjalimin e tij Duterte.
“Ndoshta hyj në histori si kasap, por nuk ka problem,” shtoi ai. Edhe më parë Duterte ka shprehur dyshimin se kryetarët e bashkisë po përdorin pushtetin e tyre për t’u përfshirë në tregtinë e drogës.
Duterte u zgjodh President vitin që kaloi për shkak të premtimeve të tij për luftën e fortë kundër krimit në Filipine. Deri më tani, Policia Kombëtare ka raportuar se janë ekzekutuar mbi 5927 përdorues droge që nga 1 korriku i vitit 2016.
Një nga pikat kryesore të politikës së Duterte kur ai erdhi në pushtet në maj, ishte pikërisht lufta ndaj drogës, pra ishte një gjë e paralajmëruar. Në korrik rreth 60 mijë përdorues droge në Filipine u dorëzuan përpara qeverisë pas urdhrave të Presidentit për të vrarë çdo përdorues ose shpërndarës droge.
Silleni këtej të qërrojë edhe këta plehrat tanë
ta marrim borxh nje muaj ne vit ne vend te ketij sakatit qe kemi
ka per ta bere shqiperine si danimarka (derisa te vijne sirianet edhe pakistanezet ketu)
Hallal ja befte zoti dhe ju shtofte oreksi sa me shume per kryetaret e bashkive.2 si ky na duhen edhe ne shqiperi.,se nje nuk besoj se do mjaftonte,duke ditur qe kutu tek ne jane edhe ministrat,deputetet,kryetaret e komunave,gjyqtaret,policet,doktoret,prokuroret,anetaret e lsi,skifteret e pd,sorrat e ps,e lista vazhdon…….biles edhe punonjesit e kualidimit te makinave.ehh ndoshta do na duhen 5 si ky.
HAJDE NE SHQIPERI PER NJE VIT ,TE SPASTROHET KY VEND MIRE NGA TE KORRUPTUARIT DHE DROGA .
VETEM PLUMBIN DUAN FHNDERRIRAT . BRAVO!!!!
Të lumtë mëndja dhe dora mor burr shteti.
po nga albanistani kur do kalosh,,,ta presim ne bileten dhe hotelin me 5 yje,,vetem rri nja 2 muaj ne albanistan,,,do jesh heroi jon, dhe do te ngrem bustin afer skenderbeut,,,vetem na hiq qafe keta plehra politikan qe e shketerruan kete popull,,,,