“Zeni, m’u desh të merresha me disa lopë. Por pa merak, lidhjet e tua me Nuen e Kastriotin do i zbardhim”

10 Janar 2017, 23:03Politika TEMA
“Zeni, m’u desh të merresha me disa lopë. Por pa merak,

Zeni dhe Basha

Shkëlzen Berisha nuk iu është përgjigjur direct akuzave për lidhjet e tij me sekserin Nue Kalaj, që mori 7 milionë euro nga CEZ, por ka sulmuar Taulant Ballën.

“Sot, papagalli i shpifjeve te Edi Rames, me urdherin e kryetarit, ka zgjeruar rrethin e miqve te mi te ngushte, me nje person me te cilin dhe aktivitetin e te cilit, nuk kam asnje lidhje.

I denuar me vendim te formes se prere nga Gjykata e Apelit per shpifje, genjeshtari i Rames vazhdon avazin e vjeter me trillime te reja, me shpresen se keshtu do mbuloje sarajet e kryetarit ne Surrel. Te ndertuara me ”placken” e Rames nga marreveshja me CEZ, per te vjedhur dhe ndare, 630 milione euro nga xhepat e shqiptareve.

I bej thirrje Rames qe para se ti ngarkoje shpifje te reja, ta detyroje papagallin, te mos lere ”puplat” ne kazino, por te zbatoje vendimin e gjykates dhe te paguaje parate per shpifjet e vjetra”, thotë Zeni.

Por, atij i është përgjigjur Balla, pak me vonesë pasi ishte duke u marrë me problemet e disa lopëve.

Nuk kisha kohe sot pasdite te merrem me Berishen e vogel, sepse mu desh te merrem me disa lope ne nje fshat te Librazhdit.

Sa per lidhjet e tij me Nuel (Nue) Kalajn, Kastriot Ismailin etj., te gjitha do t’ia zbardhe Komisioni Hetimor.

Me ne fund nje Komision Hetimor Parlamentar po i shkon gjerave deri ne fund”, thotë Balla.

2 komente në ““Zeni, m’u desh të merresha me disa lopë. Por pa merak, lidhjet e tua me Nuen e Kastriotin do i zbardhim””

  1. ika ika se jom per rrug says:

    histori me maloke dhe derdimene

  2. Aliu says:

    Në B U R G i ndyri dhe mos harroni çelsat siç ju kam thënë në det që të kalbet aty e të mos e shof dritën e diellit më.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje