Shënohet viktima e tretë në Shqipëri nga epidemia e gripit, 73 vjeçari nga Kukësi

11 Janar 2017, 19:11Sociale TEMA

Në një problem të madh është kthyer situata dhe pasojat e epidemisë së gripit, që stimulohet dhe nga i ftohti siberian që ka mbërthyer Shqipërinë prej gati një jave.

Siç njofton vetë Ministria e Shëndetësië, është shënuar ditën e sotme viktima e tretë nga gripi.

Bëhet fjalë për 73 vjeçaren me iniciale Z.R, nga Kukësi, e cila ndërroi jetë në spitalin rajonal të qytetit Verilindor “Shefqet Ndroqi”, ku ishte e shtruar prej tre ditësh, si pasojë e gripit.

Sipas MSH, ajo ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke u bërë kështu edhe viktima e tretë nga epidemia e gripit.

Njoftimi i plotë Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja Z. R., 73 vjeç, nga Kukësi, e shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 08/01/2017, me diagnozë “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore,” e cila, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitive për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Ky është rasti i tretë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 5/1/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje