Është folur shpesh, vitet e fundit, për refugjatët si një “barrë” që po rëndon para së gjithash mbi Bashkimin Europian e se duhet bërë një ndarje e saj. Disa statistika vijnë në ndihmë e sjellin qartësi mbi këtë çështje. Duke iu referuar luftës në Siri, sipas zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNCHR), 95% e refugjatëve, rreth 3.8 milion refugjatë, janë mirëpritur në 5 vendet fqinjë Turqi, Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt. Libani ka pritur rreth 1.1 milion refugjatë Sirianë, 1.6 milion janë pritur nga Turqia, ndërsa Jordani kujdeset për 618,615 regugjatë të regjistrua dhe Iraku 225,373 të tillë. 6.6 milion janë zhvendosur brenda Sirisë. Amnesty International komenton se numri i refegjatëve Sirianë të pritur nga Turqia është 10 herë më i lartë se numri i aplikimeve të refugjatëve Sirianë në tërë 28 anëtarët e Bashkimit Europian në 3 vitet e fundit. Gjermania mban 82/% të ”barrës” së gjithë Bashkimit Europian duke garantuar strehë për 30 000 Sirianë sipas programit të saj humanitar.
Qartësisht vendet fqinjë janë ato që po i përgjigjen krizës së refugjatëve krijuar nga lufta Siriane duke mbajtur kështu “barrën” më të madhe pavarësisht burimeve të limituara dhe mirëqënies më të ulët ekonomike krahasuar me vendet Europiane.
E njëjta analizë vlen dhe për krizën e vendeve e të ashtuquajturit Briri i Afrikës. Refugjatës e krijuar prej kësaj krize gjetën strehë në vendet fqinjë si Etiopia që priti një pjesë të madhe të refugjatëve të Sudanit Jugor dhe gjithashtu Kenia, Etiopia dhe Jemeni që pritën pjesën më të madhe të refugjatëve Somalez.
Pra duke pasur parasysh pikturën e madhe të lëvizjes së njërëzve Bashkimi Europian nuk po mban “barrën” më të madhe siç disa mendojnë. Të të njëjtën kohë lëvizja e refugjatëve në BE nuk mund të konsiderohet një cështje emergjence por një fenomen i pritur si pjesë e krizës së krijuar botërore që kërkon menaxhim dhe përgjigjen e saj. Për rrjedhojë duke folur globalisht diskutimi “ndarjes së barrës” nuk është i vlefshëm. Duke u fokusuar vetëm në territorin e Bashkimit Europian që është dhe mënyra se si politika Europiane sheh gjërat analiza ka hapësirë për diskutimin e vet. Vendet anëtare të BE-s mund të kërkojnë ndarje të pergjegjesive ndërmjet tyre, siç edhe në fillim Finlanda, Gjermania e më vonë Italia, Greqia e Bullgaria në menyrë legjitime kërkuan ndarje në numrin e azil kërkuesëve që presin me vendet e tjera anëtare të Bashkimit. Pra koncepti i “ndarjes së barrës” ka dhe merr kuptim vetëm në menaxhimin e çështjes si një shqetësim i brendshëm i Bashkimit dhe në mënyrë të veçantë të vendeve kufitare (Italia, Greqia, Spagna) që përballen me valën e parë të të ardhurve. Por kurrësesi globalisht.
Ndërsa ndyshimet ligjore të bëra në Sistemin e përbashkët Europian të Azilit duhet ende të provojnë efektivitetin e tyre pamja ne kufijtë e Europës flet pak për respektimin e ligjit Ndërkombëtar për ofrimin e mbrojtjes së refugjatëve dhe të Drejtave te tyre.
Europa e bashkuar sot i ngjan një kështjellë të madhe mesjetare duke u përpjekur ti ngrejë edhe më lartë muret e saj të jashtëm në emër të paqes dhe sigurisë. Emigracioni është një çështje sigurie po aq sa ekonomike për disa nga anëtarët e BEs dhe politike për Europën në tërësi. Shtimi i sulmeve terroriste dhe kërcënimet e ISIS, por jo vetëm, e bëjnë atë në mënyrë legjitime çështje sigurie, ndërsa kriza ekonomike e vendeve si Greqia, Italia e Spanja që shërbejnë si pika hyrëse e kanë bërë një barrë financiare për ta e për këto arsye e të tjera si ajo flukseve të mëdha të përzjera e bën atë një problem politik për qeversjen europiane, shoqërin e të ardhmen e Bashkimit.
Në këtë këndvështrim ndryshimet ligjore në direktivat e Sistemit të Përbashkët të Azilit në shumicën e rasteve u ndikuan nga Parlamenti Europian dhe Këshilli me një qasje që shkon më shumë drejt Sigurisë dhe izolimit duke shtuar filtra kontrolli në hyrjen e azil kërkuesëve, më tepër se sa duke shtuar shërbime për mbrojtjen dhe sigurin e jetës apo të drejtave të tyre. Në analizën që i bën ndryshimeve ligjore të Sistemit Europian të Azilit, Petra Bendel, eksperte në çështjet e emigracionit shprehet se kontrollet kufitare, sanksionet për trafikun e qënieve njerëzore dhe politikat e rikthimit janë ende gurët më të rëndësishëm në muret e “kështjellës Europiane”, një kështjellë që duket e tunduar të ngrejë muret e saj edhe përtej kufijëve të saj – në fqinjët e saj nëpërmjet polikave dhe masave të fqinjërimit të mirë.
Sistemi i Dublinit (aplikimi për azil vetëm në vendin e hyrjes) çoi në shkeljen e shumë prej të drejtave të refugjatëve si mbrojta ligjore, bashkimi familjar, ndalimi i lëvizjes.
Ndryshimet që iu bënë legjislacionit mbi Eurodac (databaza e BEs për shenjat e gishtave) – duke i dhënë akses institucioneve ekzekutuese në të dhënat e tij thjesht ndihmon në forcimin e stigmatizimit të qytetarëve të huaj duke përfshirë këtu dhe ata që statusi i regugjatit dhe i mbrojtjes është konfirmuar. E ndërsa Eurodac ekziston për të ndihmuar shqyrtimin e kërkesës së azilit arkivimi i shenjave të gishtave për më shumë se një vit pas këtij procesi mbetet thjesht e pabazë përpos arsyeve të sigurisë.
Sikurse në çështje të tjera të bashkëqeverisjes edhe për emigracionin vihet re një transferim i kompetencave nga vendet anëtare te Institucionet e Bashkimit Europian. Vetoja kombëtare për çështjet dhe politikat e azilit brenda institucioneve europiane është redukruar gradualisht duke i kaluar më shumë kompetenca Parlamentit Europian.
Shkëmbimi i informacionit për zbatimin e ligjit është një tjetër elemet i rëndëshishëm i politkave të përbashkëta. E ndërsa kontrolli dhe survejimi i kufijëve është një çështje dhe kompetencë kombëtare e vendeve anëtare, një specialist kufitar sigurohet tani nga Agjencia Europiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm për kotrollin e tyre.
Siguria është padyshim legjitime dhe e nevojshme për çdo shoqëri por ekziston rreziku se Bashkimi Europian mund të behet paranojak në masat e tij duke rënë në psikologjinë e masave mbrojtëse të luftës së ftohtë e kjo nuk ishte çudi. Fakti që Parlamenti Europian dhe Këshilli luajtën një rol kyç në ndryshimet ligjore të sistemit të përbashkët duke mospranuar disa nga sygjerimet e Komisionit për një fokus më të madh në mundësinë e abuzimit të të drejtave të individëve mund të jetë një shenjë e kësaj.
Duke parë zhvillimet e fundit të sulmeve në Europë, marrwdheniet ndërmjet vendeve anëtare dhe paqëndrueshmerinë jashtë kufijëve të Europës është vështirë të thuash se politikat Europiane për emigracionin do të kenë një qasje më të butë. Tendenca pritet të jetë ajo një investigimi më rigoroz i aplikimeve të azilit duke shtuar filtra për një siguri më të madhe e natyrisht mbyllja e derës për emigrantët ekonomik.