Alfred Peza: E vërteta e pasurisë sime prej 1 miliardë lekësh

14 Janar 2017, 09:18Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Gjate ditës se sotme, nje kuriozitet per pasurine e familjes time, eshte shitur si nje “skandal i madh”.

Dhe siç ndodh ne te tilla raste, si nje epidemi gripi, ky lajm i pakonfirmuar dhe pa u kerkuar ne asnje rast sqarime nga une apo bashkeshortja ime, eshte shperndare ne dhjetra portale.

Autori akuzon se bashkeshortja ime, krejt papritur, kishte blere aksione ne nje banke.

Duke aluduar se kjo ka lidhje me pozicionin tim si Deputet.

Ne respekt te opinionit publik dua te sqaroj se: Bashkeshortja ime ka qene dhe është subjekt i kontrollit dhe deklarimit te pasurisë prej 15 vjetësh, qe nga viti 2002.

Ndërsa une, nga viti 2013 e ne vijim.

Per rrjedhoje, te gjitha veprimet tona financiare dhe pasurore kane qene dhe jane te kontrolluara nga ILDKP.

Deri me sot, as ajo dhe as une, nuk kemi menaxhuar asnjëherë, asnje lek nga fondet dhe pasuritë publike.

Deri ne marsin e vitit 2015, kemi preferuar qe kursimet tona, ti depozitonim ne bankat e nivelit te dyte ne Shqipëri.

Derisa vendosem qe keto para, ti investonim ne forme aksionesh bankare.

Nje transaksion ky sa ligjor, i kontrolluar dhe transparent, si nje e drejte e cdo qytetari te kesaj Republike.

Te gjitha keto veprime, jane te deklaruara dhe depozituara pranë ILDKP brenda te gjitha afateve ligjore.

Te gjitha veprimet tona bankare, jane te pasqyruara ne kete dokument te bankës, qe mban datën 20 janar 2015 plot dy muaj perpara realizimit te kontrate shitje-blerje te aksioneve.

Per kedo qe eshte i interesuar, mund ti drejtohet ILDKP dhe te mare gjithe informacionin qe deshiron.

11 komente në “Alfred Peza: E vërteta e pasurisë sime prej 1 miliardë lekësh”

  1. andromeda says:

    Por s’na thua asgjë për mënyrën e grumbullimit të këtij kapitali jo të vogël. Dhe ne kemi të drejtë të dyshojmë dhe të etiketojmë si abuzues me funksione qeveritare.

  2. Fallo Madhi says:

    Hajdut je ti dhe gjithe soji yt.Sado pasuri te kesh,ate surratin e katundarit qe ke nuk e ndryshon dot.

  3. ben says:

    Problemi qendron se si i ke bere keto pare.Pergjigjia qe ke bere pa lidhje me ate qe te kerkohet.

  4. Arber says:

    Bravo gazetari Peza, te lumte dora qe i ke fituar ato para: kjo ehste ekonomia e tregut, qente le te lehin, ate pune kane.

  5. Ata jane te varfer, si ne says:

    une te besoj se di keta te tjeret qe ja fusin kot… rrofte banda [email protected]@LSI!

    MERAK KAM SE DO BEHET XHELOZ KOKOLOPA APO EDCOBARI

  6. k says:

    Katunari pezës të tregoi me çfarë shpikje apo aktiviteti i fitoi këto para Jo se si bleu aksionet e bankës. Si është e mundur që në shqipëri pasurohen vetëm ATA që janë të lidhur me pushtetin e korruptuar ? Peza psh. Ka edhe katunarë të tjerë që nuk janë aq të pasur. Përse ?

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    E shikoni se si behet paraja duke kursyer? Nuk thoshte kot xhaxhi Enver “Te kursejme kudo, ne cdo gje dhe vazhdimisht”. Edhe lali Eri e beri dasmen me kursimet e mamit. Nuk e di pse cuditeni

  8. Hasan qorri says:

    Ahahahahahaha….!!
    Rrofshin Shtetet e Bashkuara te Peqinit!!
    Vetem atyre karave te tu qe i ke qe andej mund t’ia thuash keto alibira, kuptohet dhe gjithe kamikazeve te PS-es!! Po pse more fshatar te qifsha motren, mire qe vidhni, po te pakten mos na beni per budallenj!! Se aty e kishim merakun ne te na tregoje qe jemi ne ekonomi tregu, dhe se per kete blerje ke paguar taksa ne shtet. Po si ka mundesi qe ju qifsha ato grate e motrat nuk i beni keto transaksione kur jeni njerez te thjeshte, pa funksione publike?! Po te gjithe i beni kur beheni deputeter, ministra etj etj!! E cuditeshme eshte: sapo zini nje funksion publik filloni dhe ju shfaqen si cilesite e fshehura te sipermarresit, te bankierit, te dertuesit, te trafikantit et etj! Sa fshatar i shkathet paske qene mor te qifsha rropt!!

  9. 007 says:

    Edhe ky alfredua eshte ne zinxhirin e te korruptuarit me ne krye saliun me ilirin lulashin dhe taboret e tyre.

  10. Zt. Peza a mund te ndani me publikun menyren e krijimit te ketij kapitali pasi rroga juaj si deputet eshte modeste dhe gjithashtu zonja juaj ka nje pune qe te ardhurat jan po aq modeste. Faleminderit

  11. bureto says:

    Nuk na cudit qe A. Peza te kete ate pasuri. Por eshte ne detyrimin e tij si njeri publik te beje transparencen e asaj pasurie. Njerezit nuk do shkojne ne ILDKPI qe te marrin vesh vertetesine e aq me pak burimin. Ate duhet ta beje vete Peza shkurt dhe sakte. Peza ka punuar fillimisht gazetar tek Koha Jone, me pas ka qene kryeredaktor tek Korrieri dhe kur ajo u mbyll nuk ka patur ndonje aktivitet te njohur publikisht te rendesishem deri ne 2013 kur u zgjodh deputet i PS. E shoqja ish gazetare e ZP, ne 2002 ishte keshilltare e Spartak Pocit ne ministrine e Transportit dhe kur ky u pasua nga Basha edhe e ketij, deri sa ky shkoi minister i Jashtem dhe e mori ay ate dhe e emeroi drejtoreshe e mardhenieve me publikun. Nuk di ku eshte sot, por rrogat e saj kane qene te nivelit 50.000 deri 70.000 lr. ne muaj, pra te nje nepunesi te mesem. Pra paga e saj nuk mund te jete burim kursimesh per te justifikuar 1.000.000 dollare. Pra i bie qe kjo te justifikohet nga te ardhurat e Pezes. Se duhet te marrim parasysh qe keta kane shpenzuar per te jetuar, kane femije per te rritur, por edhe ndonje qejf e kane bere, po edhe nje makine e kane, por edhe nje shtepi 200.000 m2 e kane, atehere, si teperokan 1.000.000 dollare per te transferuar si aksione bankare, nese kjo eshte e vertete? Ja keto ben mire Peza qe t’i beje transparente per publikun. Megjithetate kjo sepse ai eshte deputet, per me teper i Rames, por nuk duhet te habitemi prej tij, kur te tjere, emrat e te cileve i shohim e degjojme perdite ne media, jane shume here me te larta. Ne kuadrin e reformes ne drejtesi, lipset qe te shikohet edhe pasuria e vene nga disa gazetare e pronare mediash nder vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje