Lëkundjet në Elbasan, dyshime për uzinën e lëndëve plasëse. Ja e vërteta

14 Janar 2017, 10:13Sociale TEMA

Paniku nga lëkundjet sizmike, ka bërë që një pjesë e qytetarëve të Elbasanit të përjetojnë një natë tmerri.

Të alarmuar nga lëkundjet, një pjesë e banorëve kanë kërkuar shpjegim dhe parashikim të situatës.

Dje Instituti i Sizmologjisë nuk kishte asnjë të dhënë për lëkundje sizmike, por sot shefi i zyrës së Emergjencave Civile, Mustafa Arapi bëri me dije se bëhet fjalë për disa tërmete.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan janë rregjistruar 7 lëkundje të lehta të tokës. Lëkundja më e fortë ka qenë 3,6 ballë në Jug të Elbasanit në zonën midis Mjekësit dhe Kuqanit. Nuk ka dëme materiale. Nga lëkundjet është krijuar panik pasi kanë qenë të shpeshta”, tha Arapi.

Pranë redaksisë së gazetës “TemA” kanë ardhur shumë raportime nga qytetarët e Elbasanit të cilët përshkruanin me ankth frikën që u ka ardhur nga lëkundjet e njëpasnjëshme.

Më herët, banorë të fshatrave përreth Elbasanit, kanë shprehur dyshimet e tyre nëse këto lëkundje kanë ardhur nga ndonjë tërmet aponga uzina e lëndëve plasëse në Mjekës.

Qyteti i Elbasanit njihet si një nga qytetet që përjeton herë pas here lëkundje të lehta sizmike./ A.D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje