FOTOT/ Qyteti që mund të kishte qenë: New Yorku që nuk u ndërtua kurrë

15 Janar 2017, 04:21Bota TEMA
FOTOT/ Qyteti që mund të kishte qenë: New Yorku që nuk u

New York-u është një nga qytetet më ikonike për shkak të peisazhit që formon me ndërtesat shumëkatëshe dhe Statujën e Lirisë.

Ritmi i shpejtë i jetës dhe nevoja për t’u zhvilluar vazhdimisht, kanë bërë që shumë plane për qytetin të mbeten thjesht në letër.

Por, së fundmi disa prej tyre janë bërë publike dhe nga skicat e projektet e publikuara, shihen ide mjaft interesante, por edhe disa ndoshta disi të ekzagjeruara.

Kështu, mund të përmendet plani i ndërtimit të një linje hekurudhore pneumatike, që do të ngrihej mbi një lartësi të caktuar mbi rrugët e qytetit. Apo, që në vend të Statujës së Lirisë, të vendosej një statujë, e cila do të përfaqësonte vendasit e amerikës.

Ky është New York-u, që nuk u arrit të ndërtohej kurrë. /Përg.: Bjorn Runa

Marrë nga “The Guardian”

1 komente në “FOTOT/ Qyteti që mund të kishte qenë: New Yorku që nuk u ndërtua kurrë”

  1. Kellira says:

    Si “Tirana” e Edi Rames. Bej vizatime dhe palle me mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje