Opozita u kujtua më në fund se do të zgjidhet Avokati i Popullit. Dhe për më tepër që i takon PD që të ketë kreun e këtij institucioni në bazë të një tradite të krijuar tashmë sipas saj. Pa hyrë shumë në llogaritë e krijimit të traditës, pasi Berisha asokohe pasi mori Presidentin kërkonte të tregonte se kishte diçka dhe për opozitën, fakti është se PD deri më tani është marrë me kronikat e vdekjeve për t’i përdorur si kauzë politike, ndërkohë që procedura e zgjedhjes së Avokatit të Popullit ka kohë që ka filluar dhe përfundoi.
Kështu sot nënkryetari i grupit parlamentar të PD Edi Paloka ka dalë në një konferencë për mediat ku ka nënvizuar se Avokati i Popullit kësaj radhe i takon opozitës.
Por afati i parë i aplikimeve, periudhë 20 ditore, mbaroi në fund të dhjetorit. Komisioni i ligjeve u mblodh dhe e rihapi garën nga fillimi pra edhe për 20 ditë të tjera. Nesër mbaron edhe afati i dytë. Tani kur u mbyll edhe afati i dytë u kujtua Paloka që të kërkojë që Avokati Popullit t’i lihet PD-së?! Edhe në pastë pasur një besë të shkelur, të kujtohesh pas 40 e kusur ditëve, kur nuk ke lëvizur as gishtin pavarësisht se gjithë procesi ka qënë transparent dhe publik, nuk është e udhës të përmendet tashmë.
Minimumi kandidati i PD duhet t’i kishte futur letrat sipas ligjit për të aplikuar, ndërkohë që pastaj politika të debatonte për parimet dhe për besëthyerjen apo besëmbajtjen. Mbetet mister fakti se përse e rihapi garën mazhoranca, por kur e mendon thellë thellë merret me mend se Komisioni parlamentar i Ligjeve e rihapi sërish garën pasi e pa që PD s’kish dërguar asnjë kandidaturë!
Thjeshtë për t’i dhënë dhe 20 ditë kohë shtesë që të aplikonte kandidati i PD për Avokatin e Popullit. Gjë që nuk e ka bërë. Ndaj deklarata e Palokës se “Kur ishte Edi Rama në opozite, pati një marrëveshje dhe Avokati i Popullit u zgjodh në selinë e PS. Kjo marreveshje duhet respektuar, dhe propozimi i kandidatures per Avokatin e Popullit, i takon PD. Për të kapur Avokatin e Popullit, Rama ka shkelur dhe ligjin dhe procedurat parlamentare”, është e pavend.
Hamamahahaaammmamamahhhahahaahaammmmaamaamma,pallokaaaa hamahamhaaahaahaaammmmaaaaaa.