Gjykata Kushtetuese mbetet me 7 anëtarë, ikën dhe Vitore Tushe

16 Janar 2017, 10:02Politika TEMA

Mos zbardhja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e Vettingut, çka do të sillte hyrjen e tij në fuqi mban peng garën për zëvendësimin e anëtares së kësaj gjykate, Vitore Tushe të cilës i ka mbaruar mandati.

Sipas nenit 125 të Kushtetutës (e ndryshuar), nga 9 (nëntë) anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, tre anëtarë emërohen nga presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Në zbatim të këtij detyrimi kushtetues dhe bazuar në pikën 3 të nenit 9, të Ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar me ligjin nr. 99/2016), me shkresën nr. 49/3, datë 9.1.2017, Kryetari Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar kryetarin e Gjykatës së Lartë për krijimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i përfundimit të mandatit të gjyqtares Vitore Tusha.

Ky vend vakant, sipas kuadrit ligjor në fuqi, i krijuar në Gjykatën Kushtetuese, është emërtesë e Gjykatës së Lartë.

Pra, zgjedhja e këtij anëtari do bëhet nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

2 komente në “Gjykata Kushtetuese mbetet me 7 anëtarë, ikën dhe Vitore Tushe”

  1. Spartaku says:

    Keto jane manovra te gjykates kushtetuese,me porosi te Sali Berishes,per te mos u shpallur vendimi per VETINGUN. Po t’i doje bytha president Jarit,zevendesimi i gjykatesve behet menjihere.

  2. loreta says:

    Me mire eshte te shkrihet gjykata kushtetuese se ajo vete ka shkelur me te dy kembet Kushtetuten duke mos e shpalle vendimin brenda 5 diteve. Atehere kjo gjykate s’duhet te merret parasysh çdo lloj vendimi saj dhe del jashte loje. Parlamenti shqiptar duhet te marre masa te menjehersheme se eshte ai qe zgjidhet nga vota demokratike dhe jo keta palo njerez te emruar. Gjykata kushtetuese te shkrihet menjehere. Ky eshte nje rast emergjente qe duhet te aplikohet. Dhe kushtetuta te mos ndryshohet asnjehere pa referendum popullor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje