
Ben Blushi ka komentuar nisjen e sesionit të ri parlamentar për këtë vit.
“Nëse do duhej ti gjeja një përcaktim këtij parlamenti do thoja se ky është parlamenti i muskujve.
Nganjëherë duket sikur je në një palestër ku disa zbukurojnë trupin në veglat e qeverisë, disa bëjnë sauna në dhjamin e opozitës, disa bëjne masazh me vajin e PD, disa vrapojnë në pistën e LSI, disa ikin në drejtim te paditur me bicikletën e Rilindjes pasi kanë grabitur ilace, energji, ushqime dhe taksa.
Ketij parlamenti me muskuj qe fryhen përditë në palestrën e dhunës së injorancës i mungon muskuli kryesor i njeriut.
Ky është muskuli i gjuhës.
Gjatë vitit të fundit 45 deputetë nuk folën asnjeherë.
Eshtë njëlloj si të vish në palestër dhe ta lësh gjuhën në shtëpi.
Për çfarë duhen këta njerëz?
Në katër muaj kanë miratuar katër ligje.
LIBRA ka propozuar një menyrë për ti hequr: një parlament me 100 deputetë.
Megjithatë sa për dijeni palestra e muskujve që e lenë gjuhën në shtëpi hapet sot në ora 17.00.
Ndiqeni dhe talluni me memecët që mbajnë gjuhën në xhep dhe paratë në gojë”, shkruan Blushi.
Po surrati jot ku e fut veten apo në ……………?
Blushi dhe Hafizi duhet qe te ishin larguar nga Parlamenti, sepse ata nuk jane me deputete te PS-se. Ata te dy jane anetare te partise qe quhet Libra dhe kjo parti nuk eshte e zgjedhur per ne Kunvend. Kjo gje i ben mandatet e te dy deputeteve te pavlefshme. Ne zgjedhjet e 2013-es, u votua per partite dhe jo per individin. Asnjeri nuk ka te drejte qe te mbaje peng mandatin e deputetit. Kur dikush del nga rradhet e partise, atij duhet qe ti hiqet mandati i deputetit. Kjo vlen per cilindo qe i perket nje partie qe eshte e perfaqesuar ne Kuvend.
Por, si gjithnje ne Shqiperi punet behen rrumpalle dhe kjo gje nuk merret seriozisht. Pse nuk doli deri tani nje jurist dhe te shtroje kete problem nga ana ligjore? Kjo tregon qe te gjithe ne Shqiperi jane anadollake, ne ndertimin e shtetit ligjor.