VIDEO/ Jelena Miliç, serbja që acaroi Vuçiçin: A e di që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi?

16 Janar 2017, 15:24Rajoni TEMA

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike, Jelena Miliç, është larguar nga studioja gjatë debatit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit i ka thënë se po flet kundër interesave të Serbisë.

“A e di që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi?

Serbët kanë ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve”, kanë qenë këto fjalët që e kanë acaruar në masë kryeministrin serb, të cilat ia ka thënë Vedrana Rudan me prejardhje është kroate dhe e martuar me serb, në një tjetër emision.

Pas fjalës së Vuciçit, Miliç është larguar nga studioja duke injoruar fjalët e kryeministrit serb.

Ndërkohë, Vuçiç dhe Miliç ishin të ftuar në “Pink” të Serbisë, ku kryesisht do të përballeshin për ekonominë, reformat, Ramush Haradinajn dhe Kosovën.

Miliç, gjatë debatit e ka akuzuar Vuçiçin duke thënë se ai bashkëpunon me të inkriminuar dhe të dyshuarit për krime lufte, përfshirë gjeneralin Lubisha Dikoviç.

“Mos u kthe. Mirupafshim e të dëshiroj çdo të mirë”, i tha kryeministri zonjës Miliç kur po largohej nga studioja.

3 komente në “VIDEO/ Jelena Miliç, serbja që acaroi Vuçiçin: A e di që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi?”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ehh te lumte.. Mos u perballni me fakte por shplani trurin e audiences dhe teleshikuesve me propagande.. Dergoni ndonje tren nga Hungaria me shkrime propagandastike se vetem “rroten” e trenit do merrni prapa..

  2. Shqipetari says:

    Me Patriota se vete Shqipetaret jane KROATET…
    1-Qeveria e Kosoves duhet te kerkoj nga SERBIA..Identifikimn e Varrezave te Shqipetareve te Masakruar…
    si hape te Pare duhet qe:INTELIGJENCA KOSOVARE NE BASHKEPUNIM ME Inteligjencat “Aleate”..te Identifikoj VENDODHJEN E VARREZAVI..dhe tja Perplasi Fytyres Vucicit…KETIJ SLLOBODANI TE RI..lol

  3. berti says:

    E vërteta duhet thënë përherë, sado e dhimbshme që të jetë. Në këtë kuadër edhe shqiptarët bëjnë mirë të deklarojnë krimet e tyre, kurdo që mund t’i kenë bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje