“Amarcord”, Rama kujton ditëlindjen e Isa Boletinit, masakrën e Raçakut dhe i përgjigjet Serbisë për trenin

15 Janar 2017, 22:30Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përpjekjes së Serbisë për të futur në Kosovë një tren me mbishkrime ultranacionaliste dhe deklaratave provokative të liderëve serbë që kanë kërcënuar deri te përdorimi i ushtrisë.

Njeheresh ai ka kujtuar dhe masakren e Raçakut, ku vendi u mbush me viktima dhe tashme eshte shume cinike sipas tij per te fajsuar me “ligj” çlirimtaret e Kosoves.

Postimi i Ramës në Facebook:

“Dita e lindjes se heroit Isa Boletini, misherim i qendreses se paepur kosovare qe i rri si lapidar viktimave te masakres se Raçakut qe u krye ne po kete date.

Historia e te reneve te Kosoves nga Isa Boletini tek Adem Jashari, te kujton ate kengen e famshme te rezistences franceze ndaj hordhive naziste, “mik, nese ne lufte bie, nje tjeter, pas teje, del prej hije”.

Djepi ku u perkund, nje 15 janar, Isai i pavdekshem dhe varret ku me 15 janar 1999, u mbuluan trupat e pafajshem te viktimave te Racakut, e bejne sot te duket cinike cdo perpjekje per te fajesuar me “ligj” çlirimtaret e Kosoves dhe te turpshme çdo orvatje per te rikthyer drejt Kosoves trenin e te shkuares

4 komente në ““Amarcord”, Rama kujton ditëlindjen e Isa Boletinit, masakrën e Raçakut dhe i përgjigjet Serbisë për trenin”

  1. flora says:

    derri do plumb. Te lumt pena.

  2. Akrepi says:

    Pak fjale e shume kuptim.Bravo Z.Rama.

  3. pedro i ri says:

    I like it

  4. Kosovari says:

    Te lumte zoti kryeminister,na mbro se na ke mbrapa..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje